• |
ide | kryesore

Akuzat e Ibrahimovic: “MLS më ka në shënjestër, normale kur je më i miri”

Sport



Nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë të jesh më i miri. Nuk është aspak e lehtë të bashkëjetosh me ndërgjegjësimin se nuk është askund i nivelit për të sfiduar, asnjë mundësi për tu matur realisht. Më sakt, nuk duhet të jetë fare e thjeshtë të jesh … Zlatan Ibrahimovic. Suedezi, si pasojë e një bërryli ndaj kundërshtarit në derbin e Los Angelos, është paralajmëruar verbalisht nga komiteti disiplinor i MLS. Por edhe kjo i është dukur e tepruar gjigantit, që është justifikuar duke thënë se është… “në shënjestër“.

“Ndihem sikur jam gjithnjë në shënjestër nga dikush. Por kur je më i miri, në një fare kuptimi, është normale. Ndihem në këtë mënyrë e kjo nuk është dicka e mirë sepse luaj ndeshjen time dhe duhet të jem i lirë të shpreh futbollin tim e të mos dëgjoj pas ndeshjes që njerëzit shohin cdo detaj të asaj që kam bërë“. Këto janë akuzat e Ibra në ESPN. Gjiganti suedez kërkon të bindë edhe ata që e paralajmëruan. Sepse në fund të fundit, ai është Zlatan. Kështu që ka të drejtë…




1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *