• |
ide | kryesore

Ankaraja paralajmëron SHBA-të: Nëse na vendosni sanksione, rrezikoni bazat ushtarake

Planet



Ankaraja zyrtare ka paralajmëruar SHBA-të se në rastin e vendosjes së sanksioneve, do të vihej në rrezik vazhdimi i përdorimit nga amerikanët i bazave ajrore ushtarake që gjenden në territorin turk.

Paralajmërimi vjen pas artikulimit të mundësisë potenciale nga përfaqësues të SHBA-të për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë, në shenjë ndëshkimi për blerjen e sistemeve raketore ruse. Përdorimi i bazës ajrore të Inçirlikut nga amerikanet mbart një rëndësi jetike ushtarake, si edhe nënvizon edhe marrëdhëniet strategjike mes dy aleatëve të NATO-s.

Aktualisht po përpilojmë masat e kundërpërgjigjes, që lidhen qoftë me bazën e Inçirlikut, apo atë të Kureçikut (baza amerikane të radarëve në Turqi) si dhe çështje të tjera”, deklaroi ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në Uashington.

Nëse Amerika bën hapa shumë negative ndaj nesh, nëse do të ketë sanksione apo hapa të mëtejshëm, do të kemi një përgjigje ndaj saj”, shtoi ai në komentimin e përshkallëzimit të tensionet mes dy vendeve.

Sipas raporteve mediatike, muajin e kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënuar në mënyrë të ngjashme lidhur me përdorimin e bazës së Inçirlikut, gjatë takimit të tij me homologun Donald Trump, në kuadër të Samiti të G 20-s që u mbajt në Osaka të Japonisë. Krahas përjashtimit nga programi për blerjen e avionëve amerikanë F-35, Truqia mund të pësojë edhe sanksione të ashpra ekonomike.

 



2 Comments

  1. Pamvaresisht,nga tema e ketyre paralajmerimeve,interesante eshte se cdo shtet,nuk pranon dhe natyrisht nuk desheron te lejoje,asnje nderhyrje ne punet e ti,prej kujtdo qofte.Ne te kundert,paralajmerojne thjesht nje praktike te njohur nderkombetarisht:Reciprocitet,ne cdo maredhenie nderkombetare-ndryshe asnje shtet,nuk pranon vasalitet,prej kujtedo qofte!

  2. per gjith analistet ,ne analize menyra e shprehjes tjetrit me veprimet ne terren zbulon qellimet ne analiz ku baz fakteve ,prollon zgjilljet qe quhen reciprocitet,kjo eshte zgjellje ,por nevojat per te gjith ,si domosdoshmeri ,kuptimi te ekzistences dhe produktivitetit,shteterore,orienton domosdomosdoshmerisht ,marrveshje mbi parime vlera ,te drejta dhe perfaqsim ,nje simetri kuptimi dhe veprimi,te natyres politike,shkencore,fetare dhe praktike ,nje pershtatje te origjinalitetit ne natyralitetin funksional te ekujlibrave ne funksion te ideve planeve interesave te sejcilit ,duke I bere te gjith te ulen mendojne vlersojne dhe zgjellin dobin duke I dhene bindjen te gjitheve qe domosdoshmerisht si domosdoshmeri bota ka hyre ne nje faze pershtatje zbutje ne ecurin mes popujve vlerave kulturave ,perms vlerave tolerances mirkuptimit marrveshjes ,duke mundesuar paqe per ,aq kohe sa ne do ti sherbejme elementeve te zaje qe sej cili te japin frytet e mendimit dhe veprimit dobishem percilin u krijua duke u kthyre gjith ne ndihmes dhe plotesues ne dobi vetem keshtu duke kuptuar dhe zbatuar elementet e te vertetes ,bota prollon vetem burim ,qartesie zgjilljesh gjallerie sigurie paqe shprese,shpetimi ,respect per te gjith uroj mirkuptim ,dhe zgjillje qe prollojn dobi per gjith ne burim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *