• |
ide | kryesore

Arrestimi i administratorit të PS-së, Gjykata cakton masën e sigurisë

Lajme, Të fundit



Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë për kryetarin e Partisë Socialiste në njësinë e Dërmënasit, Dilaver Shytin, të arrestuar disa ditë më parë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Mësohet se ndaj Shytit është dhënë masa “Detyrim paraqitje”.

Sipas njoftimit zyrtar, Shyti në kundërshtim me ligjin, ka lejuar ndërtim pa leje dhe ka zënë hapësirat publike në zonën e plazhit Darzezë, duke i dhënë një kontrat qiraje me sipërfaqe 500 metra katror shtetasit A.Sh., po ashtu të arrestuar nën akuzën e ndërtimit pa leje.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *