• |
ide | kryesore

Atletico Madrid del hapur: “Simeone do James, varet nga Perez…”

Sport



James Rodriguez mund të mos jetë një objektiv i thjeshtë merkato, pavarësisht se tek Real Madrid konsiderohej i tepërt. Dëmtimi i rëndë i Asensio ka ndryshuar planet e Blancios, gjë që ndoshta ka bërë që edhe Atletico Madrid të dalë hapur për herë të parë në lidhje me fantazistin kolumbian.

Miguel Angel Gil Marin, këshilltari i deleguar i Atletico Madrid, gjurmon të ardhmen e mundur si colchoneros të James Rodrigez, objektiv i deklaruar në merkato edhe nga Napoli. Funksionari spanjoll e ka bërë të qartë për mikrofonët e ESPN: “E di që shumë nga ju do të pëlqenit ta kishit këtu, përfshi edhe trajnerin tonë – tha Marin -. Di dhe që edhe James nuk do më të vazhdojë të luajë tek Real Madrid, por duhet të jenë të plotësuara shumë rrethana, sepse kështu mbetet e mundur. Do të jetë shumë e bukur ta kishim kolumbianin. Por, shumë në fakt, varet nga presidenti i Realit, Florentino Perez”.

Të paktën, një deklaratë dashurie, me rregulla të plota, në lidhje me cështjen e kolumbianit, deri tani asnjëherë artikuluar hapur si dëshirë për ta verdhur bardhekuq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *