• |
ide | kryesore

Basha në Himarë: Të gjitha sondazhet na nxjerrin forcë fituese

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon me turin e takimeve me strukturat lokale të demokratëve në jug të vendit. Ndalesa e radhës ka qenë në Himarë, nga ku Basha u shpreh se të gjitha sondazhet e nxjerrin opozitës shumicë qeverisëse.

Në praninë e OSBE/ODIHR-it u faktua se ky njeri është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira. Në këtë kuadër, përpjekja jonë opozitare jo vetëm që korri një sukses të plotë, por po ashtu bëri një matje shumë më të rëndësishme se çdo sondazh. Të gjitha sondazhet na nxjerrin forcë fituese, e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse, po sondazhi më i rëndësishëm ishte ai i 30 qershorit, ku 85 % e qytetarëve e refuzuan në mënyrë masive regjimin. Kjo është shumica “Rama ik”.”- ka thënë Basha  në takimin me demokratët e Himarës.

Kreu i opozitës shtoi se kjo njësi vendore është pasqyra më e mirë e problematikës së vendit: grabitje e pronave, hajdutëri e hapur qeveritare, paligjshmëri, shkatërrim i sipërmarrjes së vogël e të mesme dhe mungesën totale e vizionit për zhvillimin ekonomik.

Interesi publik është i pari që sakrifikohet për interesat e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, me të cilët ka kapur dhe ka mbajtur pushtetin gjithë këto vite” – theksoi kryedemokrati në Himarë, ku vuri në dukje rritjen e besimit për PD dhe bashkëpunimin e saj me çdo faktor lokal dhe kombëtar për të sjellë sa më shpejt ndryshimin.

5 Comments

  1. ahahah ”” te gjitha sondazhet””…
    Tani qe na permendi sondazhet ky karafili, na bindi te gjitheve qe ky eshte kryeministri i vertete.

  2. Ky eshte bo si Comical Ali.

    Sondazhet me nxjerrin fitues.
    Do heq traun qe javen e pare ne detyre.
    85% e shqiptareve jane me ne.
    Zgjedhje lokale nuk do kete.
    Edi Rama do bjeri kete te enjte.
    ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu