• |
ide | kryesore

FOTO/ Cesinha feston si Ronaldo: reagimi i CR7 është brilant

Sport



Juventus ka mbyllur turneun aziatik, duke barazuar 3-3 në Seul me Team K (seleksion i kampionatit korean), por pjesa që ka tërhequr më shumë vëmendjen, përvec tre golave të pësuar nga bardhezinjtë, ka qenë braziliani Cesinha, që pas golit të 2-1 me një diagonale precize ka festuar me të famshmen “Siuuuu” të Cristiano Ronaldo pikërisht përpara kampionit portugez, që po e ndiqte nga pankina.

Telekamerat e regjisë ndërkombëtare kanë shkuar menjëherë të kërkojnë CR7, që i ulur pranë Bonucci ka vëzhguar me kuriozitet atë që po ndodhte në fushë e pastaj ka shtendosur shikimin me një buzëqeshje.

Në momentin kur po futeshin në dhomat e zhveshjes në përfundim të pjesës së parë, Cesinha e Ronaldo u gjendën përballë në hyrje të tunelit për në dhomat e zhveshjes dhe natyrisht ishte rasti për një përqafim reciprok e, mesa duket, për kërkesën e brazilianit për ta patur fanellën e juventinit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *