• |
ide | kryesore

Pepe shkund nga xhepat De Laurentiis: akord me Lille, por ka një problem

Sport



Goditja e madhe e Napolit për Nicolas Pépé, mund të konkretizohet së afërmi, duke parë edhe mbërritjen e agjentëve të lojtarit në Dimaro. E në fakt, efektet e para nuk kanë vonuar: akordi me Lille është mbyllur virtualisht. Konfirmimin e ka dhënë Gerard Lopez, presidenti i francezëve: “De Laurentiis ka kënaqur kërkesën e 80 milionë euro, tani vendos lojtari”. Shifra nuk do të jetë e gjitha cash, oferta e të kaltërve parashikon 64 milionë plùs kartonin e Ounas.

Mbetet për tu zgjidhur pikërisht nyja që lidhet me pagesën e sulmuesit: Pèpé kërkon 5 milionë euro në sezon, prokuratorët shtojnë edhe kërkesën për një komision prej 5 milionë. Pozicionet nuk janë larg, por nuk janë as afër, ndërsa në orët e ardhshme do të ketë një konfrontim të ri për të arritur në një akord. Në fund të fundit, Manchester United, skuadra tjetër e interesuar për lojtarin, nuk është bërë e gjallë në mënyrë konkrete: kjo i jep dorë De Laurentiis për të tentuar të mbyllë marrëveshjen sa më shpejt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *