• |
ide | kryesore

Profil/ Xhezair Zaganjori, misteri i djegies së kryegjyqtarit

Arkiva, Kryesore



Ndodh edhe kështu. Shtatë vite më parë, Xhezair Zaganjorin mund ta kishim pasur president të Shqipërisë, por këtej e tutje ai nuk do mund të jetë më as gjyqtar, as avokat dhe as noter. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi këtë të premte të shkarkojë nga detya gjyqtarin që mbante postin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, duke e lënë këtë institucion vetëm me një anëtar.

Sipas shkallës së dytë të vettingut, shkarkimi i Zaganjorit erdhi pas problemeve me një apartament që ai ka ndërtuar shumë kohë para se të bëhej gjyqtar. Gjatë seancave të procesit, ku u kaluan në sitë pronat e tij: një apartament 296 m2 në bashkëpronësi me bashkëshorten, një bodrum 264 m2, një bibliotekë dhe dyqan 281 m2 dhe zyrë 57 m2, u pa se ai kishte trashëguar një tokë nga familja e së shoqes, diku pas restorant Piacës, mbi të cilën të afërmit e tij kishin ndërtuar një godinë banimi. Pretendimi është se Xhezair Zaganjori, kur e kishte regjistruar këtë tokë në hipotekë e kishte shënuar me shumë të vogël, dhe këtu, vetuesit dyshojnë se mund të kemi pasur tentativë për fshehje taksash.

Kjo, bashkë me pretendimin se “Referuar deklaratës fillestare të 2013 dhe të vitit 2017, Xhezair Zaganjori është i pasaktë në deklarimin e sipërfaqeve, vlerës dhe burimit të këtyre pasurive të paluajtshme”, u bënë shkas që ai të largohej nga sistemi.

Në fakt gazetarët dhe vëzhguesit, që e kanë ndjekur vettingun e tij, flasin për pretendime jo bindëse të “akuzës” ose në rastin më të mirë, për ngritje shumë lart të një steke që ka qenë shumë më e ulët në rastin e Donika Prelës për shembull.

Dhe këtu gjykimi ngrihet: A u penalizua kreu i Gjykatës së Lartë për pasuritë, apo për lidhjet e tij politike?

Po të besojmë në versionin e dytë, nuk është i panjohur afeksioni i juristit të njohur për Sali Berishën, njeriun në kohën e të cilit kapi postin më të lartë të karrierës, njeriu që e çoi në fillim të viteve ’90 ambasador në Gjermani dhe që e propozoi në 2012 kandiat konsensual për president.

Ndonëse gjithnjë ka anuar nga Berisha, ish diplomati është një nga ata personazhe që është munduar ta mbajë mirë me të gjithë, madje që në kohë të komunizmit. Në një portret që i ka bërë në revistën Java, Lorenc Vangjeli, gjatë kohës kur u shpall kandidat për kryetar shteti, ai e përshkruan kështu:

“Zaganjori ka njohur kur ishte student jetesën e shtrënguar, tipike për varfërinë e kohës. Tip sportiv, luante futboll, volejboll dhe merrej me atletikë. Shpejt bie në sy të dy pedagogëve të njohur, Arben Puto dhe Luan Omari. Bashkë me studentin tjetër të drejtësisë Maks Haxhia- një mik i hershëm me të cilin nuk ka më miqësinë e vjetër- ai viziton shpesh selinë e e Akademisë së Shkencave, ku takon dy profesorët dhe studion në bibliotekën e institucionit. Mëson gjermanisht dhe më pas edhe anglisht e frëngjisht. Bëhet asistent i Putos. Edhe sot, e konsideron profesor Puton një mik të mirë që i detyrohet shumëçka. Edhe pse jeta e tij, falë mirësisë së Putos, mori një rrjedhë më të mirë. Profesori i vjetër e njoftoi diku nga fundi i vitit 1987, në dimër, që ishte diskutuar për t’u pranuar si kandidat i Partisë së Punës. 25 vjet më pas Zaganjori e pohon këtë fakt. Ka pak, fare pak dëshmitarë që mund ta kujtojnë apo ta dinë një gjë të tillë, por gjykatësi nuk e ka problem: “Isha i fundit që u pranova dhe i pari që u largova nga partia”.

Me ardhjen e pluralizmit, Zaganjori afrohet me grupin socialdemokrat të Gjinushit, por pa u bërë anëtar partie. Mbas zgjedhjeve të marsit 1992, me propozim të Skënder Gjinushit dhe dekret të ish- presidentit Berisha, emërohet ambasador i Shqipërisë në Gjermani. Por kur para referendumit të kushtetutës 1994 social demokratët ndahen me Berishën, diplomati merr krahun e presidentit.

Rikthimi në rolet e dorës së parë, pas kthimit nga eksperienca si diplomat, i koincidon sërish me forcimin e pozitave të Berishës në politikë, pikërisht në periudhën e muajit të mjaltit që lideri demokrat pati me kryeministrin Nano, me të cilin zgjodhi jo vetëm një president dhe kryeprokuror konsensual, por edhe gjykatës të lartë e kushtetues.

Me propozim të presidentit Moisiu, socialistët në pushtet dhe demokratët në opozitë do ta votonin sëbashku kandidaturën e Zaganjorit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Por, një dekadë më vonë, kur në krye të së majtës Rama i kish zënë vendin Nanos, konsensusi nuk do të përsëritej. Sali Berisha, prapë i njëjti, do ta propozonte Xhezair Zaganjorin për kryetar konsensual shteti dhe socialistët do ta refuzonin.

Argumentat e tyre ishin të thjeshta. Nga 12 kërkesa që kishte çuar grupi i opozitës në Kushtetuese, Zaganjori kishte votuar 11 herë kundër tyre. Madje ai kishte qenë kundër PS edhe ne tentativën e saj për moslejimin e prishjes së Piramidës dhe akuzohej se duke pasur postin e gjykatësit, kishte bërë rolin e konsulentit të qeverisë në marrëveshjen famëkeqe të detit me Greqinë.

Gjithësesi, Xhezair Zaganjori do të tërhiqej nga gara për president pasi nuk mori konsensus. Disa thanë se Berisha thjeshtë e përdori sepse ai ishte i vendosur të arrinte tek Buajr Nishani. Disa të tjerë ia lanë këtë vendim ndërgjegjes së vetë gjykatësit, që nuk preferonte të bëhej publikisht i anshëm.

/Kronika e VOA per terheqjen e Zaganjorit nga kandidat per president

Por për këtë rol, Zaganjori u shpërblye. Pasi ndejti dy vjet pas mbarimit të mandatit si gjyqtar kushtetues, ai u votua nga PD-ja për në gjykatën e lartë, për të marrë kryesimin e saj, post të cilin e mbajti deri këtë 26 korrik, kur pas një vendimi tejet të dyshimtë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ia ndërpreu në mes rrugëtimin.

Sipas ligjeve të reja të Reformës në Drejtësi, një formalitet në letra, do ta penalizojë Zaganjorin jo vetëm në ushtrimin e profesionit si gjykatës, por do ta përjashtojë krejtësisht nga sistemi edhe si avokat apo noter. Duke e futur kështu në aradhën e panumurt të të papunëve, njeriun që mund ta kishim pasur për pesë vite kryetar shteti; Njeriun që një formalitet i vogël në letra, para periudhës së funksionit si gjyqtar, e penalizoi si të pakalueshëm nga vetting, duke mbajtur gjithnjë të hapur pikpyetjen: a u dogj Xhezair Zaganjori për pasurinë, apo për preferencat e tij të heshtura politike?

©Lapsi.al



23 Comments

  1. “kur pas një vendimi tejet të dyshimtë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ia ndërpreu në mes rrugëtimin.”

    Na kenaqet. Per ju gjithmone ka dicka pas. Nuk e konceptoni dot qe thjesht mund jete vendimi i duhur. Nuk eshte e vertete qe nuk mund te punoje si avokat apo noter. Lexoni Kushtetuten se ca i ndalohet. Medioker.

  2. Mund edhe te shihni konspiracion, por konspiracioni i sukseshem ngrihet mbi saktesi. Psh. Nuk ia ndalon njeri asnje pune tjeter perpos te qenit gjyqtar dhe prokuror. Nuk eshte dyshim per shmangie taksash, por eshte shmangie taksash (prandaj te ardhurat nuk i njihen). Ne nje rast ka deklaruar perdorimin e 16 mije dollareve nga nje llogari bankare per blerjen e nje apartamenti, por parat (ne menyre magjike) ishin perseri ne llogari bankare. Nese kjo do ishte kapur nga nje hetim normal i ILDKPKI-se duhej te paditej per deklarim te rreme dhe seriozisht rrezikonte denim me burg. Krahasimi me Prelen eshte qesharak. Prela (qe ka te tjera probleme) ka kaluar vetem fazen e pare te rivleresimit, te njejten qe e kishte kaluar (me shume me shume probleme) Zaganjori. Prela po ashtu eshte apeluar dhe pas vendimit mund te te behen krahasime. Kjo vetem per sqarim faktesh 🙂

    1. Ti Yahoo qe e pske qefe saktesine sa per saktesi nu kerkon njeri ne böte faturra ketu e 20 vjet perpra se duhet te kishte thene qysh para 20 vjetesh ruaji. Harroje pastaj per vendin ku behet fjale shqiperia. Kjo eshte vetem gjueti shtrigash dhe nuk ka te beje me me drejtesine. Ne gjithe Boten deri ne 10 vjet mbrapa duhet te vertetosh te ardhurat.

      1. Kü nuk ishte ushtari asnjerit po i zoti prandaj nuk e duan keta po duan ato pa shkolle ose me pak shkolle qe nuk kane integritet dhe i terheqin per hunde si te duan. Vetingu nuk behet fjale te zgjedhi me te pastrit e te zotet po te zgjedhi me te manipulushmit se po u zhgjodhen keta te zotet Rama dhe shpura e tij nuk dalin me nga burgu.

  3. Ky simboli i te pershtirit kur ishte ambasador mblidhte me shoferin bileta parkingu neper parkingje dhe i deklaronte si shpenzime, behet fjale per vlera 0.30 DM, pra hajdut fare ordiner. Ky demoni i korrupsionit nga pagat dhe dietat+shpenzime i kushtote taksave tona 100.000€ ne vit, pallogsritur 500.000€ e korrupsionit qe merrte ne vit, pra hajdut me cizme. Vetem sekserit te krimit Maksim Haxhia i ka paguar 200000€ per te kaluar vettingun, pare te marra hallexhive. Kjo kufome qe qelbet ere ka mbushur edhe moshen e pensionit dhe perseri mbahej me thonje dhe dhembe pas kolltukut.

    1. or ti loqe po te merrte 100000 dhe 500000 mije ky pse do lodhej aq shume me 0,30 DM mor legen qe sajon ketu se dukesh qe ja fut kot. Po te kisha para do ta kisha fut thelle.

  4. Sigurisht qe per interes politik!

    Nese do ishte ne GjK nje figure e tille e padiskutueshne e jurisprudences shqiptare, lakej si Dvorani e te ngashmit e tij qe do formesojne GjK dhe GjL nuk do te mund te lehin aq mire per te zone e tyre mesues vizatimi.

    Po te shikoni asnje nuk refuzohet se ka pasuri te dyshimte, por “deklarime te pasakta”. Ky qe dhe qellimi e rrenformes se te ashtuquajturit “vetting”. Lexoni ligjet dhe do i kuptoni. Pra me cfare vete deklarohet, “Komisioni” vendos. Kuptohet, sipas listes nga mesuesi vizatimit, shkruar nga Shameti.

  5. Ky eshte rasti se si perfundon nje mosmirenjohes, nje bythlepires, nje servil i kategoris gjykates i larte, nje person qe per karrier te lepin larte e poshte te gjitha ngjyrat. Shembull se si perfundon nje burre ( gjynah qe eshte shkodran) pa byth qe merrte me qaf cdo hallexhi vetem ti bente qefin edrames qe ne fund ja rrasi deri ne fund.

  6. Ju komentues kuptoheni se kujt i lepiheni!!!
    Te gjithe pa perjashtim me lart-komentet!
    Z.Zaganjori asht shkodran edhe i mire bile!!!
    Nuk ka mbete Ai(z.Zaganjori)te merret neper gojet tuaja te ndyra.
    Ju jeni vetem lakej zorraxhinje qe ,sic i ka hije qenit it,i shtriheni rrafsh zotit tuaj Edver!!
    Ju me mbeshtetjen tuaj po mbani akoma n’kembe nje qeveri te korruptuarish dhe nje km mashtrues, i korruptuar dhe korruptues,cinik, racist, mendjemadh.
    Nuk harrohen Prela,Marku,Manja e te tjere qe fatkeqsisht diplomat,ne se i kane te verteta,i kane marre per studimet ne DREJTESI.E n’fakt ato punojne ne PADREJTESI ndaj ligjeve dhe kushtetutes!?
    NE PADREJTESI NDAJ POPULLIT!!!

  7. Po per 1 milion € pasuri s’thoni gje?!
    Apo per faktin qe liroi Meten ne aferen e 7% asgje prap?!
    Lapsi, thirrini mendjes. Ktu ska parti as majtas e as djathtas ktu duhet pranuar e zeza e zez dhe e bardha e bardh!

  8. Prioritet në vlerësimin e prokurorëve e gjykatësve me vetingun , duhej të ishte shqyrtimi i vendimeve të tyre të dyshimta juridike e jo vetëm pasuria.

    Sa i takon pasurisë, pjesa më e madhe e juristëve shqiptarë që vazhduan karierën e tyre pas përmbysjes së sistemit diktatorial, kanë një prejardhje lumpenësh pa asnjë pasuri të trashëguar, por ka edhe juristë si Zaganjori që kanë trashëguar vetë pasuri apo nga bashkëshortet e tyre.
    Vlerësimi për “pasaktësi” të deklarimit të pasurive, është i lidhur edhe me informalitetin e pasaktësinë ligjore të taksave e le shteg për interpretime subjektive tendencioze politike.
    Edhe mund të ketë pasur ndonjë pakujdesi Zaganjori apo ndonjë jurist tjetër, në deklarimin “e saktë” të pasurive të trashëguara, por nuk ka shqiptar që të mos ta dijë se problemi i pronave në Shqipëri, jo më në 10-15 vitet e para të ndrimit të sistemit, por edhe sot ndodhet në një gjëndje kaotike. e kjo nuk ka ardhë për faj të pronarëve të ligjshëm, por nga abuzime korruptive të atyre që u pasuruan duke rëmbyer pronat e tjera private e publike.

  9. Lironi nga burgjet te denuarit.
    Kur te gjithe gjykatesit jane te perlyer ne mut ata qe jane ne burgje jane me te ndershmit.
    Nuk behet vendi me genjeshtare hajdute imorale.
    Shullazi me shoke eshte me i paster se te gjithe gjykatesit.
    Nuk behet vendi me arixhinjfshataregej. Ky vend e ka shume te veshtire dhe gati te pamundur te bej nje shpelarje te pisllikut 600 vjecar, se ai pisllek i ka rrenjet ne mentalitet te lig. Kur sinqeriteti dhe e verteta te nguliten qe femije atehere dicka e mire do te dale, po kjo nuk do te ndodhe. Se femija do te pij qumeshtin e zi te genjeshtres dhe letyra do te kapardiset e veshur me armani fake.

    1. Pse thua 600 vjet dhe jo minimalisht 1000 vjet? Pse bizantin dhe intrigat e tij , pushtimin 200 vjecar nga bullgaret dhe 100 vjecar nga sllavet e quan zhvillim ti ? Ti qeke vete me origjine arixhofkfshataregej . Flet yamam si ajo historia e dhise me delen .

  10. Ku i qani ktij zaganjorit nga mrapa per bemat e tij si jurist i famshem qe ka nisur karrieren si brekegrisur dhe e bitisi si miliarder, e Dini ju Po nuk e thoni qe ky sjepte asnje vendim pozitiv Po Ska pas zarfin plot Me leke per dosjen.. sa miliarda leke do humbase shteti shqiptar ne Strasburg Se ky Zagarnjori Donte leke ne gjykate Te larte Öse ka marre leke nga njera pale per Te ja futur tjetres

    1. Do të shkonte më për shtat pseudonimi “bajgus”.
      Shiko fytyrën e Prelës apo Ngjelës e shiko fytyrën fisnike të Zaganjorit e nuk ka fare nevojë tjua a shohësh dokumentat.
      Njerëzit batakçij e të korruptuar por edhe injorantët dallohen që në surrat.
      Veri përballë njeri tjetrit kryetarin “rilindas” të komisionit të ligjeve në Kuvend, Ulsi Manjën, me dipllomatin, antarin e Gjykatës Kushtetuese e kryetarin e Gjykatës së lartë, z. Zaganjori
      Mer përsipër ti analfabet që nuk di të shkruash saktë gjuhën shqipe, të vlerësosh intelektualin më të shquae ndër juristët shqiptarë që veç shqipes së përsosur njeh shumë mirë edhe tre gjuhë të tjera të huaja a ka botuar disa punime shkencore të sferës juridike.
      Mos ke ngatruar gjë “brekët e grisura” të Xhelilit, mikut të Ulsiut ?

  11. SIC KA RRENJEN E MBIEMRIT “ZAGAR” ASHTU ESHTE KY VEMJE E KEQE E DREJTESISE SHQIPTARE. PERJASHTIMI I TIJ NGA SISTEMI I DREJTESISE SE RE DO TE THOTE QE GJITHSA PO FUNKSIONON SHKELQYER. DO TI VIJ ORA DHE KETIJ MAKS HAXHISE E HAXHINJVE TE TJERE QE JANE NXENESIT E ZELLSHEM TE RAMIZ ALISE TRASHEGIMTARIT TE ENVER HOXHES. PRISNI E DURONI SE NUK KENI PARE GJE AKOMA.

  12. SIC KA RRENJEN E MBIEMRIT “ZAGAR” ASHTU ESHTE KY VEMJE E KEQE E DREJTESISE SHQIPTARE. PERJASHTIMI I TIJ NGA SISTEMI I DREJTESISE SE RE DO TE THOTE QE GJITHSA PO FUNKSIONON SHKELQYER. DO TI VIJ ORA DHE KETIJ MAKS HAXHISE E HAXHINJVE TE TJERE QE JANE NXENESIT E ZELLSHEM TE RAMIZ ALISE TRASHEGIMTARIT TE ENVER HOXHES. PRISNI E DURONI SE NUK KENI PARE GJE AKOMA JU ZABERHANE TE TE GJITHA NGJYRAVE.

  13. O shpellare ku e keni futur nerin stalinin jurin se keta mund te na thone se si ja futi salihu ketij zagar njorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *