• |
ide | kryesore

Propozimi i Bashës: Në një ditë të bëjmë zgjedhje lokale dhe parlamentare pa Ramën

Lajme, Të fundit



Kryetari i opozitës Lulzim Basha, deklaroi gjatë takimit me strukturat e partisë në Sarandë, se zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme, dhe si të tilla çdo produkt i tyre është nul dhe antikushtetues.

“30 qershori vetëm sa vërtetoi edhe njëherë se me Edi Ramën s’mund të ketë një proces normal zgjedhor. Natyrisht që 30 qershori është nul, është nul nga ana kushtetuese.

I vetmi institucion që dekreton zgjedhjet, Presidenti i Republikës, e anuloi si datë, caktoi një datë tjetër. I vetmi institucion që mund ta gjykojë është Gjykata Kushtetuese. Ndaj 30 qershori është nul. Nuk ka prodhuar dhe s’mund të prodhojë asnjë rezultat të ligjshëm”, – deklaroi Basha gjatë bashkëbisedimit me anëtarë dhe drejtues të Partisë Demokratike në Sarandë.

Në këto kushte, për Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar ka vetëm një objektiv.

“Vendosmëri të plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale, me një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Dhe me nxjerrjen para drejtësisë, të të gjithë personave që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e shqiptarëve, siç e kanë mësuar tashmë gjithë bota”,– vuri në dukje shefi i opozitës. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Mereni serizisht pd se e keni bere copash.dhe behuni gati se 2021 erdhi.nuk eshte e veshtire per ta mposhtur.nuk kuptoj nuk dini apo nuk doni? Se qe asnje prej jush nuk do qe shqipria te behet kjo kuptohet lehte. Arsyet i dini ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *