• |
ide | kryesore

Shpartallohet banda e kokainës në Ballkan, trafikuan mbi një ton drogë me avion privat (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Mbi njё ton kokainё ёshtё konfiskuar, vuri nё dukje Europoli tё enjten (25.07) nё Hagё. 16 persona janё arrestuar, njёmbёdhjetё nё Europё dhe pesё nё Azi. Dy milionё euro si para nё dorё janё sekuestruar. Europoli nuk dha tё dhёna lidhur me vlerёn e tregut pёr drogёn e konfiskuar.

Banda e shpartalluar ka kontrabanduar kokainё nё sasi tё mёdha nga Amerika e Jugut nё Europё duke pёrdorur pёr kёtё avionё privatё, njoftoi Europoli. Drogat janw transportuar kryesisht nё Hong Kong dhe nё Macao.

Tё dyshuarit janё arrestuar nё Kroaci, Çeki, Serbi, Zvicёr dhe Hong Kong. Njёri ndёr drejtuesit e bandёs ra nё rrjetёn e hetuesisё, sipas tё dhёnave tё hetuesve, nё Zvicёr gjatё kohёs qё pёrgatiste njё transport me 600 kilogram kokainё.

Operacioni hetimor i emёrtuar “Operation Familia” ёshtё koordinuar si nga autoriteti anti-drogё nё SHBA ashtu edhe Europoli. Operacion qё ka zgjatur mbi njёmbёdhjetё vjet ёshtё drejtuar nga Kroacia. Hetues nga shumё kanё qenё tё involvuar nё kёtё operacion./ DW

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *