• |
ide | kryesore

Shpërndante kanabis në lokalet e Tiranës, kapet në flagrancë 21-vjeçari

Lajme, Të fundit

Një 21-vjeçar, shtetasi me iniciale E.L., është arrestuar nga Policia e Tiranës, nën akuzën e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë aksionit policor që u zbatua në rrugën “Medar Shtylla” në afërsi të një lokali, si edhe si rezultat i kontrollit fizizk të ushtruar ndaj të ndaluarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza të lëndës narkotike “canabis sattiva”, të përgatitura për shitje, si edhe dy aparate celularë.

“Kontrolli më tej ka vijuar dhe në banesën e këtij shtetasi ku në një tub plastik në hyrje të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej rreth 5.8 gr lëndë narkotike kanabis, prej nga ku, në përfundim të veprimeve sasia e lëndës narkotike rezultoi 25.6 gramë.”- shkruhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në ngarkim të shtetasit E. L.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu