• |
ide | kryesore

“Skifteri” që habiti Italinë, hajduti shqiptar arratiset nga burgu në mënyrë spektakolare (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Një 23-vjeçar shqiptar, i arrestuar në Itali pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një apartament, është kthyer në “personazhin e ditës”, pasi arriti të arratisej në mënyrë spektakolare nga dhomat e paraburgimit.

Ngjarja ndodhi në një ndërtesë të re, në ceremoninë e përurimit të së cilës, ka qenë i pranishëm edhe zv.kryeministri dhe ministri i brendshëm, Matteo Salvini.

Sikurse mund të vërehet edhe në video, 23-vjeçari, i cili quhet Elidon Gegaj, ka arritur të kalojë në një hapësirë të ngushtë boshe të krijuar mes tavanit dhe hekurave të ulët të portës.

Duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së rojeve, i riu ka dalë në korridor është larguar pa u vënë re nga askush, raportojnë mediat italiane.

Në momentin e prangosjes, Gegajt i ishin gjetur sende të grabitura në një banesë, pronarët e të cilës ishin me pushime. Mes tyre numëroheshin katër ora, katër unaza, medalje ari, vëthë etj.

 

https://www.youtube.com/watch?v=S1_DZE7ZtYs



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *