• |
ide | kryesore

Suning i pabesueshëm për Suarez: ish-kampioni zikaltër, “Lukaklu vlen shumë…”

Sport



Ish-kampioni i Interit, Luis Suarez, ka folur për TuttoMercatoWeb Radio, gjatë transmetimit “Marakana” për zikaltërit dhe jo vetëm: “Mungon ende ndonjë pjesë nga merkatoja, por ka treguar gjëra të mira ndaj Juventusit”. Referimi është për tuneun aziatik dhe humbjen e zikaltërve me penallti përballë kampionëve në fuqi, ku Inter tregoi se me Antonio Conte do të jetë një skuadër krejt ndryshe nga një vit më parë.

Suarez, një ikonë e Inter, nuk mund të mos ndalej të fliste për ish-kapitenin Icardi: “Është e vështirë ta gjykosh. Nuk e dimë mirë se çfarë ndodh. I kanë hequr shiritin, por nuk e dimë saktësisht pse. Mendoj që lojtari duhet të jetë më pranë skuadrës, sepse ato nuk kanë faj për atë që ka bërë klubi. Situata mund të zgjidhet ende. Ajo që do të paguajë pasojat është vetëm Inter. Shumë herë ndodhin divergjenca të tilla, por pastaj në fushë këto gjëra nuk shihen. Këtu përkundrazi është shembur gjithçka”.

Ish-kampioni milanez ka bërë edhe sugjerimin për sulmuesin argjentinas, sigurisht I ndikuar nga dëshira për të mos e parë ish-kapitenin zikaltër me fanellën e Juventus: “Unë nëse do të isha Ikardi do të kisha shkuar atje. Mund të jetë Zoti. Mund të bëjë diçka të rëndësishme tek Napoli. Kush është pranë tij, nuk e bën të flasë. E pamundur që nuk ndërhyn kurrë në këto çështje vendimtare”.

Inter insiston për Lukaku, por diferencat mes kërkesës dhe ofertës janë të ndjeshme. Për Suarez, blegu i United do të ishte një blerje e shkëlqyer, ndërsa tregon edhe një prapaskenë: “Lukaku mund të vinte tek Inter kur ishte 17 vjeç. Është një lojtar i mirë, por nuk vlen për disa shifra, që janë jashtë norme. Kushton me të vërtetë shumë, por nëse ka nevojë, të paguajë edhe më shumë seç duhet. Në klub nuk kuptohet kush komandon. Thonë që janë gjithçka paratë, por kur nevojitet të blihet dikush i rëndësishëm, ja nuk bëhet. Nuk i besoj Suning që ka vënë emrin e tij në hyrje të qendrës sportive, duke e lënë mënjanë atë të presidentit Morati”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *