• |
ide | kryesore

Teatri/ Rama “përdor” një tjetër aktore: “Jerusalemi ynë”, të ndërtohet i riu aty ku është i vjetri

Lajme, Të fundit



Sipas një shprehjeje gati proverbiale në lëmin e historisë “nëse do të rrënosh një Perandori,duhet ta përçash atë prej së brendshmi”.  Mesa duket, kryeministri Edi Rama i ka vënë veshin këtij udhëzimi në vendimin e tij për të finalizuar me domosdo projektin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Kreu i qeverisë ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me vijimësinë e qendresës së qytetarëve protestues dhe komunitetit të artistëve kundër shembjes së godinës ekzistuese të TK-së.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”,  pas reagimit të aktores Raimonda Bulku dhe regjisorit Leka Bungo, Rama ka ndarë këtë herë me ndjekësit deklaratën e dhënë nga aktorja Drita Haxhiraj, e cila mes të tjerash, thekson se amaneti i kolegëve, aktorëve të mëdhenj që nuk jetojnë më, ishte ndërtimi i një Teatri të ri.

Postimi i Ramës

Aktorja e njohur Drita Haxhiraj, është ngjitur një jetë të tërë në skenën e Teatrit Kombëtar. Ajo bën pjesë tek shumica e komunitetit teatror që kërkon ndërtimin e një Teatrit të Ri Kombëtar në vend të kapanonit të ushtrisë italiane, i cili u kthye në teatër gjatë komunizmit dhe mbeti një karakatinë gjithnjë e më jodinjitoze, deri sot e gjithë ditën. Një gërmadhe që vetëm emrin ka teatër, e që as në ditët e veta më të mira nuk e ka lehtësuar, po e ka vështirësuar dhe dëmtuar aktivitetin artistik me kushtet e veta mizerabël, me hapësirat krejt të papërshtatshme për një teatër normal (lëre pastaj KOMBËTAR), me mungesën e mjediseve për aktorët e me radhë.

DRITA HAXHIRAJ:

Në atë godinë ruajmë kujtime të hidhura edhe të ëmbla. Godina është shumë e shtrenjtë për ne, është “Jerusalemi ynë”, siç ka thënë edhe Robert Ndrenika. Por duhet t’ju them se gjendja e saj fizike është e rëndë. Kur ne futeshim poshtë skenës për të kaluar në anën tjetër, atje kishte lagështirë dhe myk. Aty janë sëmurur shumë aktorë. Në vitet 1972-’73, Naim Frashëri, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka diskutonin për të bërë një teatër të ri, sepse të gjithë po sëmureshin nga mushkëritë. Pjetër Gjoka u sëmur nga mushkëritë. Për mos t’ju thënë edhe të fundit, që për shkak të mushkërive është ndarë nga jeta kolegu dhe partneri që nga fëmijëria, Roland Trebicka. Vetë ata që e krijuan e ngritën si problem se duhet një teatër i ri. Ata donin vendin, territorin, por jo muret. Ky është amaneti i tyre! Ne jemi me ta, që teatri të bëhet i ri dhe modern, jo për të kaluar radhën apo për të përfituar ndonjë tjetër. Të jetë aty ku është, të ndërtohet bukur edhe t’u vlejë brezave të ardhshëm.

 



13 Comments

  1. Nje ge nuk kuptoj me keta te lapsit. Nese jep mendimin tend si artist per mosprishjen e teatrit je ‘ patriot’ , je ‘ demokrat’ .
    Nese jep mendimin tend si artist per prishjen e teatrit je ‘ i perdorur ‘ nga Rama, je i shitur.

    Nese ndonje artist ndryshon mendim ( qe eshte e drejta e tij legjitime) … fillon lapsit dhe te ben biografine deri ne brez te shtate dhe te gjen ‘ klecka ‘ ne biografi.

    Mentalitet komunist , ashtu sic jane dhe drejtuesit e tij Shkurdhaku $ Bushati.

    Ne themi qe kemi 30 vjet demokraci.. por mendojme njesoj si ne komunizem.

    1. Ketu or shoku Kanan nuk po qahet halli i lapsit, por po qajme hallin e nje PSIKOPATI qe sheh endrra me ‘shumice’ e ‘pakice’ dhe qe kerkon t’u ngreje nga nje kulle 20 kateshe per cdo shqiptar, mjaft qe ky dhe Sancho te marrin paret e tyre nga lejet

  2. Mvaret se si drejtohet pyetja.
    A duhet që Shqipëria të ketë godina të reja e moderne teatrosh ?

    Cilido shqiptar i emancipuar e që e do artin e kulturën
    do të thoshte po. Duhen ndërtuar sa më shumë teatro e shoqëri kinematografike, biblioteka e institucione të tjera kulturore.

    Por kulturën e një populli nuk e përfaqësojnë vetëm godinat e reja e moderne. Cilido popull që humbet të kaluarën e tij historike e tradicionale, është i destinuar të humbasë identitetin e tij.

    Jo më objekte të vjetra që kanë lidhje me historinë e kulturës, artit, politikës, traditave arkitekturore, mënyrës së jetesës e evolucionit ekonomiko-kulturor të një populli, që duhen ruajtur e restauruar, edhe po të mos kenë vlera estetike për kohën, por njerëzimi ruan me fanatizëm deri edhe veshjet e objektet që kanë përdorur figurat e shquara të kombit duke i grumbulluar nëpër shtëpi muze të mirëmbajtura e që i vizitojnë me qindra mijëra turistë.
    Nuk po flas për zbulimet e mëdha arkeollogjike që kanë nxjerrë në dritë gërmadha mijëra vjeçare të amfiteatrove të vjetra që sot , ndonëse nuk mund të përdoren, tërheqin kuriozitetin e miliona e miliona turistëve nga gjithë bpta e për fat Shqipëria ka edhe nga këto. Por fatkeqësisht ne nuk kemi të dhëna të plota se cilët aktore me emra kanë luajtur në këto amfiteatro.
    Ama godina e Teatrit kombëtar të vetëm që ka Shqipëria, ka një histori të dokumentuar jo vetëm si i pari teatër profesionist dramatik, por edhe si teatri ku u bënë koncertet e para vokale e simfonike, ku u bënë festivalet e para, e ku kanë luajtur aktorë të shquar, një pjese e të cilëve e meritojnë edhe shtëpinë muze e jo më godinën muze të teatrit
    Në të gjitha qytetet e Europës e të botës së kulturuar, ka me mijra shtëpi muze ku kanë lindur apo kanë kaluar një kohë të veprimtarisë së tyre figura të shquara të të gjitha fushave, shkencës, politikës, artit, letërsisë etj.
    Përse Erion Veliaj sapo u bë ministër, me kursimet e pensionit të mamasë, shkoi e bëri dasmën e tij në kështjellën e Gjirokastrës ? Meqë edhe ai si Rama ka një vizon “modern” për ndërtimet, përse nuk shkoi ta bënte këtë dasëm në ndonjë hotel restorand lluksoz e modern ?
    Ndërkaq ku e mer ai të drejtën, që ti pengojë aktorët e rij që të bëjnë edhe ata “martesën” e tyre me skenën e teatrit më të vjetër shqiptar, Teatrit kombëtar ?
    Ceka këtu vetëm vlerat historike e tradicionale të Teatrit kombëtar, pa ju futur historive të abuzimeve të rënda kriminale me pronën publike.

  3. Ore shoku ti “karnani” nuk ka lidhje as me mentalitetin dhe as biografine por shiko pak shokun artist Ndrenika. Gati po i fuste duart ne fyt kryearit te bashqise se telendisur ne veline te ndertuesve. Ndrenika pas takimit me fikun e bashkise u cua ne mengjes dhe tha: te prishet thiatro! Tani na thuaj ti ky ndrenika u prish vete apo e prishen padashje……

    1. ja ti je tipiku i ‘ metalitetit komunist’…. Qe kur permend fjalen ‘ u prish’ … Pra perpara , kur thoshte te mos prishet teatri ishte ‘ i mire’ tani qe nderroi mendje ‘ u prish’ ..

      O njeri i zotit. Njeri ka te drejte te nderroje mendje. Pastaj mos vini metrin tuaj te te maturit ‘ e mire – e keqe’ .. Nje dicka qe per ty eshte ‘ e keqe’ .. per shume te tjere mund te jete ‘ e mire’ ..
      Problemi yne i shqiptareve eshte se mendojme ‘ meqe e mendoj une keshtu , keshtu eshte e drejta dhe keshtu duhet te mendojne dhe te tjeret’… Kush mendon ndryshe eshte ‘ I KEQI, I SHITURI’ ..

      Mendoja se duhej nje gjenerate e tere per te ndryshuar mentalitetin komunisto-feudal tonin.. por tani po shoh se na duhet dhe nje gjenerate tjeter.

      Ja une e mendoj keshtu : TE PRISHET TEATRI DHE TE NDERTOHET I RIU …. POR PA KULLAT MBRAPA.

      1. jo oreeee! Keshtu eeeee Ta prishim , ta shkaterrojme, te ndertojme nje pallat drogmenesh..Tani ik e mbushu andej nga humbetirat nga erdhe se mjaft degjuam budallalleqe tepelensish ..e terhiq zvarre kemben per Ramen ..

  4. E nderuar Drita, Ti mbase nuk e di por Teatrin e ri po e nderton MAFIA me para Krimi, nuk po e nderton as populli me donacione dhe as qeveria me taksa te ndershme. Po e nderton MAFIA e ndertimit Nje kulle > Nje teater kesaj radhe. Te ajo kulle do behen zyra lavatricet mafiozesh nga e gjithe botas ku do pleqerojne hallet e tyre mafioze per interes te xhpepit dhe paudhsive.

    Kjo eshte ceshtja, Nese duhet rindertuar teatri (dhe duhet me patjeter) ate e bejne dy gjera qe permenda me lart, 1 Njerzit me donacione, 2 Qeveria me taksat e njerzve. Por kjo e dyta nuk funksionon se ne Shqiperi besoj je ne dijeni nuk paguan askush taksa dhe Qeveria ka shkarkuar dhjetra drejtues per mos realizimin e objektivave.

    Dhe e fundit:
    Teatri dhe Unaza e re duhet te jete vija fatale qe ndan mafien oligarkike te ndertimit me artistet apo njerzit qe nuk duan as sorrosianet dhe as mafiozet. Te interesaurit ta shkruajne protokoll e firmosur qe ndahen mire e mire nga Oligarkia Socialiste.

    Respekte dhe jete te gjate aktores Drita Haxhiraj

  5. Doja te korrigjoja ‘Njerzit paguajne taksat por ato shkojne dem pasi shteti per te mbuluar gropat qe ka krijuar qeveria i perdor padretesisht’

    Ndersa ato qe nuk paguajne taksa jane Oligarket socialist qe majmen cdo dite duke vjedhur hapsira publike, krom, nafte, bregdet, prerje pyjesh, gllaberime lumenjsh per HEC/TEC etj.

    Ti ke ikur ne Itali, por keto ka rene kolera ta dish 🙂 A e di si po i helmojne Shqiptaret me uj fekalesh e ushqime te skaduara? Fal zotit je ne nje vend ku njerzit konsiderohen njerez e jo si ketu qe i konsiderojne kafshe e duhen semurur e vdekur qe te popullohet Shqiperia me sorrosian nga e gjithe bota.

  6. K/ministri i Rilindjes mund te nxjerre edhe nenen e vete te prostituoje vetem qe te realizoje qellimet e veta…motherf***er i papare(!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *