• |
ide | kryesore

Vazhdon “odiseja” e gjyqit të grupit “Shullazi”, nuk paraqitet njëri prej avokatëve

Lajme, Të fundit



Ka dështuar për të 15-n herë procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurëve të tjerë: Gilmando Danit, Endrit Qyqes, Endrit Zelës dhe Blerim Shullazit.

Shkak për krijimin e këtij ngërçi procedurial është bërë mungesa e avokatit që ka në mbrojtje Zelën, i cili nuk u paraqit me pretendimin e problemeve shëndetësore.

Seanca gjyqësore e ditës së sotme është zhvilluar normalisht dhe kanë munguar komentet e të pandehurëve, që më herët kanë kërkuar dorëheqjen e gjyqtares Albana Boksi, për arsye se ka gjykuar çështjen “Vollga” në Durrës.

Mësohet se seanca rradhës do të zhvillohet me datë 9 Shtator.

Dënimet për grupin e Shullazit

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

 



3 Comments

  1. Ketu nuk jane denuar kriminelet e dulles dhe ju merreni me shullazin.
    Shullazit i bie te gjykohet ne vitin 3020.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *