• |
ide | kryesore

VIDEO/ Çfarë bën tani ylli i kinemasë erotike italiane të viteve “70

F1, Stil



Ajo është një nga emrat e kinemasë italiane që u bë e famshme në vitet 70 për rolin e liceistes seksi, por më pas edhe të mësueses. Bëhet fjalë për aktoren Michela Miti që në atë kohë pushtoi kopertinat për trupin e saj mjaft elegant.

Ajo ka interpretuar në një sërë filmash të “Pierino” me aktorin Alvaro Vitali. Emri i vërtetë i saj është Michela Macaluso dhe lindi në Romë në vitin 1963. U bë e famshme në atë që tashmë njihet si komedia seksi italiane ku nuk mungonin skenat erotike, por jo banale.

Edhe pse ka xhiruar në një numër të vogël filmash ajo sërish do të mbahet mend për disa prej tyre. Çfarë bën tashmë ajo. Pasi u rikthye në film në vitin 1999 në krah të Alberto Bevilacqua që është edhe bashkëshorti i saj ajo i është përkushtuar më shumë teatrit. Ka shkruar dhe publikuar libra me poezi ndërsa u shfaq edhe në televizion në “Domenica Live”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *