• |
ide | kryesore

Video/ De Rossi mahnit argjentinasit: vizitë në Bombonera dhe firmë në kontratë

Sport



Daniele De Rossi është një futbollist i ri i Boca Juniors. Ish-kapiteni roman kishte pushtuar mendjet dhe fantazinë e tifozëve argjentinas, aq sa u krahasua me ardhjen tek Juventus të Cristiano Ronaldo. E mbërritja e mesfushorit italian në Buones Aires ka entuziazmuar tifozët e Boca, por edhe vetë drejtuesit e klubit legjendar. Me një video shumë të bukur të publikuar në rrjetet sociale, të shoqëruar nga mesazhi #Mirëserdhe Daniele, klubi argjentinas ka bërë të ditur nënshkrimin me mesfushorin.

De Rossi ka bërë menjëherë një vizitë në Bombonera, përpara se të vendoste firmën mbi kontratë, ku ka dhënë edhe deklaratat e para si lojtar i Boca: “Zemra ime është për Romën, por me të vërtetë më pëlqen Boka, dhe i kam shikuar ata që kur isha një fëmijë. Ata kishin Maradonën, por unë u dashurova me stadiumin, dhe pasionin e madh që kishin tifozët. Një klub i themeluar nga italianët më bën të ndihem si në shtëpi. Një ekip i madh me të cilin mund të besosh. Gjithmonë kam pasur dëshirë të shkoj në Amerikë, por mundësia për të luajtur në “Bombonera”, ishte një kënaqësi e vërtetë. Gjëja më e rëndësishme në jetë është që të realizoni ëndrrat tuaja. Faleminderit Boka.”




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *