• |
ide | kryesore

Video/ Tragjedi tjetër në boks: vdes në ring boksieri i dytë në harkun e tre ditëve

Sport, Video



Një tjetër tragjedi në botën e boksit, vetëm tre ditë nga vdekja e 28 vjecarit rus Maxim Dadashev. Nuk ia ka dalë as 23 vjecari argjentinas Hugo Alfredo Santillan, i cili ishte në gjendje kome, pasi fitoi duelin e tij me Abreu. Boksieri ka humbur jetën në ring, si pasojë e dëmeve cerebrale të pësuara gjatë ndeshjes për titull në peshat super të mesme kundër uruguajanit Eduardo Javier Abreu, që u zhvillua të shtunën në Buenos Aires. Santillan u shemb përtokë gjatë shpalljes së fituesit, që ishte pikërisht ai. 23 vjecari u transportua menjëherë në spital, por gjendja u duk menjaherë e dëshpëruar. Pas ndërhyrjes kirurgjike, boksieri përfundoi në koma nga ku nuk u zgjua kurrë.

Santillan, i quajtur ‘Dinamiti’, ishte një boksier profesionist nga 2015. Në karrierë kishte diskutuar 27 ndeshje, me një bilanc prej 19 fitoresh, 6 humbjesh e 2 barazimesh. Tre ditë nga Dadashev që kishte humbur jetën për shkak të goditjeve të marra gjatë ndeshjes me Subriel Matias, për peshat super të lehta Ibf në Oxon Hill, në Maryland, tani boksi humb një tjetër protagonist.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *