• |
ide | kryesore

Vidhnin ujë nga UKD e Durrësit, në pranga shoferi dhe një tjetër person

Lajme



Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy persona për veprat penale të vjedhjes dhe të shpërdorimit të detyrës.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.GJ., 50 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Durrës, i cili duke shfrytëzuar detyrën e shoferit pranë Drejtorisë UKD sh.a., shpërndante ujë për subjekte dhe persona të interesuar kundrejt pagesës.

Po ashtu, është ndaluar dhe S.P., 56 vjeç, banues në lagjen Nr.17, Durrës, i cili vidhte ujë në tubacionin e të njëjtës ndërmarrje duke e tregtuar në subjekte dhe persona të interesuar.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë Durrës në ngarkim të shtetasit  A. Gj., për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim i detyrës”, si dhe në ngarkim të shtetasit S. P., për veprën penale “Vjedhja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *