• |
ide | kryesore

Xhafaj: E vërteta e ndërhyrjes së Soros në reformën në drejtësi dhe 40 grupeve kriminale

Lajme, Të fundit

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj flet për dy nivele të krimit të organizuar dhe rrezikshmërinë e tyre në publik. I ftuar në emisionin “Java” në RTSH ai tha se niveli më i rrezikshëm i krimit të organizuar është ai i sofistikuari pasi nuk dallon nga qytetarët e thjeshtë.

“Sot ka dy nivele të krimit të organizuar. Një nivel shumë të sofistikuar ku nuk e dallon nga unë dhe ti kur shkojmë pimë kafe apo në jetën e përditshme sepse një pjesë e tyre janë forcuar aq shumë sa janë bërë që të duken si qytetarë të zakonshëm. Nuk mbajnë pistoletë me vete dhe janë shumë të sofistikuar. Këta janë grupet kriminale më të rrezikshëm, shpesh herë detyrohesh ti shohësh në vende ku dhe duhet ti përshëndetësh”, – tha Xhafaj.

Gjithashtu, sipas ish-ministrit ka dhe një nivel tjetër i krimit të organizuar ku përfshihen personat me armë në brez dhe makina të blinduara, por që sipas tij nuk jetojnë gjatë.

“Grupi i dytë janë ata me pistoletë në brez e me makina të blinduara. Këtë janë të përkohshëm dhe nuk para jetojnë gjatë. Në identifikimin e tyre duhet një punë e kujdesshme. Gjatë kohës që në bëmë analizën për këta grupe, kur isha unë ministër u goditën 11 prej tyre. Nga 40 që unë përgatita, janë goditur 11 dhe këto materiale do ti kalojnë BKH” – tha ish-ministri.

Xhafaj ka folur për herë të parë edhe për akuzat se Fondacioni Soros ka ndërhyrë në hartimin e Reformës në Drejtësi. Si ish-kryetar Komisionit të Ligjeve që u mor me hartimin e Reformës në Drejtësi ai i ka quajtur akuzat, trillime. Sipas tij zyra e Fondacionit në Tiranë nuk ka shkruar apo ndikuar në ndonjë rresht të Reformës.

“Përrallë ose pranojë ballkanike. Unë dhe gjithë familja ime nuk kemi përfituar ndonjë bursë nga Fondacioni Soros. Ky fondacion ka dhënë një kontribut të veçantë ndër vite për ngritjen e shoqërisë civile. Po ashtu ka dhënë kontribut në arsimimin e të rinjve dhe të rejave jashtë vendit nëpërmjet bursave, dhe për këtë ka meritë.
Në rastin konkret është komplet një trillim.

Zyra në Tiranë nuk ka asnjë rresht të shkruar apo të ndikuar prej tyre dhe të marrë prej nesh. E para sepse ekspertët nuk vinin nga Sorosi por nga Ministria e Drejtësisë, nga Gjykatat, vinin nga avokatia shqiptare. Fondacioni ka pasur vetëm një njeri që ka qenë përfaqësues, ka qenë Kristaq Traja i cili ishte kryetar bordi i Fondacionit. Dhe ky fondacion ka një meritë sepse ka bërë një pjesë të financimit të procesit si amerikanët dhe europianë. Këtu fillon dhe mbaron ndërhyrja e Fondacionit te Reforma në Drejtësi”, – tha Fatmir Xhafaj. ©LAPSI.al

11 Comments

  1. Bota rrumbullak eshte. Fakti qe ende rrini aty flet vete. Cfare komenti dhe per cfare ti ke te drejte te flasesh? Per asgje. Pika kush te degjon ty.

  2. Ha ha ha po flet mafiozi per ndershmeri, po flet prokurori i Enver hoxhes per demokraci, po flet Xhafa per Qeveri…ha ha ha

  3. Ky thote une identifikova 40 grupe kam goditur 11 , po 29 te tjeret apo kan kapur territoret e ketyre 11. Vetem ne shqiperi MB regjistron grupet kriminale si QKB dhe falimenton disa duke ju hapur tregun te tjerave. Ramaforma sorrianet jane ne qeveri dhe nuk kishin nevoje te vinin nga jashte o xhafa, pas 30 vjetesh me metoda te vjetra

  4. Ndërhyrjet e fondacionit të multimiliarderit spekullant në bursa Soros, me “shoqërinë e tij të hapur”, nuk ka ndikuar vetëm në politikën shqiptare, por kryesisht në ish vendet komuniste e vendet me demokraci të dyshimtë.
    Ky fondacion i fuqishëm financiar, konsiderohet si një organizatë filantropike politike.
    Është e vërtetë ajo që thotë z.Xhafa se fondacioni ka ndihmuar shumë studentë me bursa për të ndjekur universitete prestigjioze perëndimore. Por z. Xhafa nuk na thotë se sa para ka harxhuar fondacioni Soros në mbështetje të mediave e qeverive të dyshimta.
    Me të drejtën e Zotit, edhe cilido qytetar i nivelit mesatar intelektual i kësaj bote, do të bënte pyetjen e thjeshtë :
    Si është e mundur që multimiliarderi Soros, si një filantrop i përmasave botërore, ka shpërndarë qindra e qindra miliona jo vetëm në vendet e pazhvilluara, por me ato para ndikon edhe në politikën e vendeve të zhcilluara perëndimore, veçanërisht me mediat, e paratë e tij , jo vetëm që nuk kanë të sosur, por janë shtuar gjithmonë e më shumë ?
    Sa i takon Shqipërisë, dy janë “eksperimentet” që janë bërë me te e që dyshohet dora e Sorosit.
    I pari eksperiment ishte kanabizimi i gjithë Shqipërisë e kthimi i këtij vendi si shteti me rekordin më të lartë të trafikut të kanabisit në Europë.
    Eksperimenti i dytë, është reforma e pa precedentë në drejtësi, që deri tani si produkt ka shkrirjen e plotë të gjitha institucioneve të larta të drejtësisë, e atributet e këtyre institucioneve i ka marë në dorë, vetëm një njeri, kryeministri shqiptar, nje person i njohur publikisht për lidhjet e tij me Soros.
    E mirkuptoj disi z. Xhafa, që me pozitën e vështirë me të cilën u vu me vëllain e tij trafikant të drogës, u detyrua si ish ministër i mbrendshëm nga institucionet partnere ndërkombëtare të sigurisë e antikrimit, që të vinte në shënjestër për të arrestuar 40 grupe kriminale në Shqipëri.
    Përse nuk del zotëria hapur e të deklarojë publikisht se kush ja ndërpreu nismën e dekriminalizimit dhe e detyroi të jepte dorheqje, sapo e nisi ate aksion ?

  5. Me pak fjale z.Xhafaj po thote se ky vend drejtohet nga mafija , mafja politike dmth me keq se kolumbi .
    Dhe e thene nga ky qe grupi i vellait te tij eshte me i egri dhe me mafiozi ne vlore tingellon çuditshem .
    Mjere ky vend , mjere ky popull .

  6. E vertete mjere ky popull. Cfare mban brenda. Para se gjithash e keqja mendoj ka filluar me medjat. Pastaj arsim shendetsi polici + polici ” private” drejtsi. Ky as komunizem tamam nuk eshte . Nje pacavure krimi. Degjenerimi . Ne jemi kavjet . Por sorrosi cifuti hungarez sigurisht ka prapa ” trimat e vertet” . Erresiren e vertete. Sektin e vertete. Qe ka perfshire lindjen po e po por dhe perendimin. Edhe ameriken vet. Dhe jane ata pak qe kane ne dore bankat me te fuqishme ……etj etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu