• |
ide | kryesore

Zbardhen porositë e Ramës në mbledhjen me drejtuesit e qarqeve të veriut: Në shtator dhe tetor do bëhet…

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit e 4 qarqeve të veriut (Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër) në selinë e Partisë Socialiste, ku u ka dhënë porositë për vlerësimin e punonjësve në secilën prej njësive përkatëse vendore.

Mësohet se Rama ka kërkuar që konstituimi i bashkive dhe i këshillave bashkiakë të bëhet deri në datën 15 gusht, ndërsa paralelisht me këtë proces të kryhet edhe një analizë mbi çdo punonjës aktual të institucioneve lokale.

“Konstituimi i këshillave bashkiakë dhe kryebashkiakëve deri më 15 gusht. Të bëhet vlerësimi i punonjësve në çdo bashki. Një analizë e strukturave dhe shërbimeve në institucionet lokale. Të shikohet cili është kontributi i drejtuesve të institucioneve në raport me Partinë Socialiste.

Administrata në territor ka probleme. Në muajin shtator dhe tetor do bëhet vlerësimi i gjithë drejtorëve dhe pastrimi i atyre që nuk kapin ritmin.

Vendimet për emërimet e drejtorëve do merren në Këshillin Rajonal. Porosi kryetarëve të Bashkive të bëjnë organigramat e bashkive, planet e investimeve dhe buxhetimeve. Këto plane duhet të jenë gati deri në fund te gushtit”, citohet të ketë deklaruar Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Po ashtu, kreu i qeverisë ka kërkuar që të evidentohet kontributi i drejtuesve të institucioneve kundrejt PS-së.

Vlen për t’u kujtuar se në mbledhjen e fundit të Asamblesë më datë 23 korrik, Rama njoftoi “live” disa ndryshime. Në këtë mënyrë, qarkun e Shkodrës tashmë nuk e drejton më ish-ministri i Jashtë Ditmir Bushati, por Valdrin Pjetri, kurse në Lezhë, në vend të ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, është caktuar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.



5 Comments

    1. uuuu tani qe e premtove ti ,,, eshte e sigurte qe ai do akuzohet nga GJYKATAT NDERKOMBETARE.

  1. O kryemafiozikryeministeeeeer ti nuk le fituar asnje bashki o mashtrues ordiner spese zgjedhjet Jane te paligjeshme,nuk fitohet me 10% te votave nga 15 % qe kan votuar ku 5% te votave Jane te pavlefeshme.Ti hajdut vetem duke vjedhur vota fiton .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *