• |
ide | kryesore

Zbulohet çfarë i kërkoi Ramës ministri i Erdoganit që vizitoi Tiranën

Lajme, Të fundit



Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu, gjendet në Tiranë në kuadër të takimeve të tij zyrtare me krerët e këtij vendi.

Agjencia e lajmeve “Anadolu Agency” ka zbuluar disa nga çështjet që ai pati në fokus në takimet me qeveritarët shqiptarë edhe pse nga këta të fundit ka pasur pak detaje.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Soylu u prit nga zv/ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Besfot Lamallari, ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, si dhe nga përfaqësues tjerë qeveritarë dhe të institucioneve turke në vend, të cilët më pas u drejtuan në Ambasadën e Turqisë në Tiranë.

Pas një brifingu në ambasadën turke, Soylu u nis për në kryeministri ku u prit në takim nga kryeministri Edi Rama.

“Në takimin e mbyllur për mediat mes dy delegacioneve të kryesuara nga kryeministri Rama dhe ministri Soylu u diskutua rreth Organizatës Terroriste FETO, luftës kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të migracionit”, – raporton AA.

Në takimin midis delegacioneve i pranishëm ishte edhe ambasadori Yörük dhe kreu i Zyrës për luftën kundër krimit të organizuar (KOM) pranë Ministrisë turke të Punëve të Brendshme, Resul Holoğlu.

Süleyman Soylu është takuar me edhe homologun e tij, Sandër Lleshaj. Të dy ministrat janë takuar kokë me kokë pas së cilës kanë zhvilluar edhe takim mes delegacionesh.

“Edhe në takimin e mbyllur për mediat mes dy delegacioneve u diskutua rreth organizatës terroriste FETO, luftës kundër krimit të organizuar, çështjeve të migracionit, si dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë” – thonë të njëjtat burime. Pak ditë më parë ishte vetë kryeministri Rama që drekoi me presidentin Erdogan në vilën e tij të pushimeve në Marmaris, por nuk pati detaje nga takimi përveçse një foto. ©LAPSI



2 Comments

  1. Po ” brifingu” mire po drekimi ..cfare fjale e re..Kosovo neologjizma..Turp per ne, qe ndyjme gjuhen tone me llafe injorantesh..

  2. Na shkoi jeta servile te muterve. Dhe kur te kapin duke ngrene mut thua qe eshte recel.
    Po ky brifingu kush eshte?
    Albanistani koloni e sudanit sa me shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *