• |
ide | kryesore

22 milionë në vit e bëjnë Bale…kinez: kontratë tre vjeçare me Suning

Sport



I shkarkuar zyrtarisht nga Zinedine Zidane, aventura e Gareth Bale tek Real Madrid është në çastet e fundit e në Spanjë nuk kanë dyshime se e ardhmja e sulmuesit uellsian do të jetë në Kinë. Sipas të përditshmes ‘Marca’, gjithnjë shumë pranë cështjeve merengues, ish-lojtari i Tottenham ka gjetur akordin me Jiangsu Suning. Klubi kinez do ti garantojë lojtarit një pagesë 22 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme.

Telenovela Bale duket tashmë drejt fundit, por epilogu është nga ato më të papriturit. Sepse, sipas lajmeve që vijnë nga Spanja, uellsiani vetëm 30 vjec është gati ti thotë lamtumirë jo vetëm Madrid, por edhe futbollist që ka rëndësi, i tërhequr nga një mal me yuan kinezë që do ti garantonte Suning. Për të vënë firmën mbi kontratë mbetet fare pak, disa detaje të parëndësishme e operacioni mund të mbyllet sot.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *