• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë/ Makina përfundon në kanal, plagosen nëna me 2 fëmijët

Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor ka ndodhur sërish këtë mbrëmje në qytetin e Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, një makinë e tipit “Peugeot” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, në fshatin Varibop.

Mësohet se mjeti ishte me targa italiane dhe drejtohej nga një grua, e cila ka mbetur e lënduar së bashku me nënën e saj dhe dy fëmijët. Të plagosurit janë dërguar për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në Spitalin e Fierit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *