• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë, mbetet i plagosur një punonjës policie

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Fierit, ku ka mbetur i plagosur një punonjës policie.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Dukas Bregas”, ndërsa mësohet se një mjet i tipit “Pezho” është përplasur me një mjetin e policisë të llojit “Shervolet”.

Sipas informacioneve paraprake, efektivi që ka mbetur i lënduar është shtetasi me iniciale P.Dh, 42 vjeç, i cili ndodhej si pasagjer në mjetin që drejtohej nga 44-vjeçari A.M., i cili gjendet në gjendje të mirë shëndetësore.

I plagosuri është transportuar me urgjencë për në spitalin e Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *