• |
ide | kryesore

Djegia e mandatave/ Duma i përgjigjet Ristanit: Koha për kosto, sakrificat shpërblehen

Lajme, Të fundit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, i është përgjigjur ish-numrit dy të demokratëve, Arben Ristanit, i cili një ditë më parë e cilësoi si një gabim të rëndë vendimin e opozitës së bashkuar joparlamentare për të djegur mandatet.

Në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë” në televizionin informative “News 24”, Duma u shpreh se ky nuk është momenti për të matur suksesin e aksionit opozitar, duken shtuar se një sakrificë ekstreme si “djegia e mandateve”, do të shpërblehet.

Ky nuk është momenti për të matur suksesin e aksionit opozitar. Sakrificat ekstreme shpërblehen. Sa më i madh risku dhe sakrifica, aq më i madh është shpërblimi. Opozita e ka zbutur revoltën qytetare dhe qytetarët sot janë aksionerë të protestave të tyre. Është investuar shumë në këtë vend. Ka ardhur koha për t’i dhënë kostot klasës së brendshme”, ka deklaruar Duma.

Duke qendruar tek tema e gabimeve të PD-së, ish-deputetja ka theksuar se gishti i përgjegjësisë duhet drejtuar kundrejt pushtetarëve, pasi sipas saj në aksionin e tij, fronti opozitar “ka bërë  shkëlqyeshëm kartën denoncuese dhe të transparencës”. “Paralelisht me këtë, ajo ndërton kartën për ardhjen në pushtet. Duhet folur për gabime për ata që janë në pushtet. Ka plot vende ku opozita nuk bën maksimumin. Kjo nuk është etapa për ta matur këtë, do vijë etapa për ta matur këtë që po bën.”- ka thënë ndër të tjera Duma.

4 Comments

  1. Grida futet tek njerezit e kthjellet dhe racionale ne PD. Nuk pranoi te futet ne teater edhe pse ishte tek oborri.
    Teatri eshte per aktore e spektatore, jo per politikanet. Edhe hyrja e Bashes ishte pak e sforcuar, edhe pse u be me qellim te mire.
    Jam me aktoret, por nuk e di ne eshte normale ta mbajne te pushtuar godinen, pasi e cliruan.

    1. Gjykimet naive nuk kanë brirë.
      Naiviteti mund të vijë nga mungesa e aftësive të intelektit por edhe nga natyra paragjykuese subjektive.
      Ja gjykimet naive të këtij Bertit.
      “Teatri ështl për aktorët e spektatorët e jo për politikanët”
      Ec e mere vesh se përse politikanët e paskan të ndaluar që të jenë “spektatorë” të teatrit.
      “Jam me aktorët, por nuk është normale që ata pasi “e çliruan ” teatrin, e mbajnë të “pushtuar”.
      Po more Bert trimi, aktorët nuk kanë mbi një vit që luftojnë për teatrin për ta “çliruar” nga pushtimi , por që të ruajnë ate nga shkatrimi që ka 20 vite që i ka shkrepur në kokë të marrit Edi Rama.

  2. Gjykimet naive nuk kanë brirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *