• |
ide | kryesore

Ekuban e Solomon nuk e kanë zgjidhur çështjen gol: tension e nerva tek Partizani

Sport



Shifrat e sezonit të kaluar, në të cilin Partizani u shpall kampion, mund të ishin edhe më të mira, të pakën sa i përket golave të realizuar apo faktit që në skuadër mungonte një qendërsulmues. Të kuqtë natyrisht u munduar që këtë problem ta rregullonin në janar, kohë kur u mendua se ndoshta ishte më mirë të mos prisheshin ekuilibrat, duke e e lënë për merkaton e verës: por ajo që u shfaq në tre ndeshjet e para Europiane është pak të thuash problematike.

Pak raste në dy ndeshjet e para, por me kundërshtar Qarabag dhe faktin që ishte debutim i Franco Lerdas në pankinën kryeqytetas u quajt provim I kaluar. Ajo që duket se ka zbehur fare besimin e tifozëve në skuadrën e ndërtuar është ndryshimi i vazhdueshëm i roleve, Cinari tre ndeshje në tre pozicione të ndryshe, spostimet në kërkim të kush e di cfarë me Melon herë mesfushor e herë ëinger, por mbi të gjitha beteja që po duket personale me senatorët e Gegës, por që në rradhë të parë janë të Partizanit. Mensah u ul në stol që në transfertën në Baku, Asani e nisi nga pankina kundër Sheriff Tiraspol. Guxim i tepruar, por që mund të justifikohej nga rezultati.

E në këtë rast rezultati është dy humbje një barazim dhe asnjë gol i shënuar. Të eleminuar nga Champions e një hap larg dështimit edhe në Europa League. E meqë ishim tek goli, nuk e zgjidhi as Solomon, i jashtëzakonshëm negativisht në mundësinë kualifikim të humbur kundër Qarabag në të 74 e kthimit, apo Ekuban, që së bashku në kthim nuk goditën asnjë herë portën e Tiraspol. Natyrisht gjendja nuk është e qetë dhe nervat lëshojnë, ishte një ndeshje që duhej fituar, përkundrazi tani jemi në pikën që duhet të bëjmë atë që nuk e bëmë në 270 minuta…gold he jo një por dy…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *