Nuk ka kaluar pa vëmendje në Spanjë e në rrjetet sociale sjellja e Gareth Bale gjatë derbit në ICC mes Real e Atletico Madrid. Me rezultatin 7-1 për colchoneros, uellsiani, që është gati të largohet nga klubi, ka drejtuar shikimin nga Zinedine Zidane e ka buzëqeshur.

Një buzëqeshje e beftë e hidhur, që ngjan me hakmarrje për faktin se e ‘largoi’ nga Real Madrid pikërisht tekniku francez. Sulmuesi është i destinuar të largohet nga Spanja për të shkuar në Kinë ku Jiangsu Suning e ka mbuluar me ar (22 milionë në sezon). Ish-lojtari i Tottenham ishte shfaqur i qeshur, ndryshe nga shokët e skuadrës, të errët në fytyrë për humbjen e thellë – pak para se të bënte hyrjen në fushë kur skuadra e Simeone po fitonte 6-1.
Gareth Bale was pictured looking at Zidane on the sidelines and laughing at him. Real Madrid are getting humiliated by Atletico Madrid. pic.twitter.com/R3c8uhFzNi
— 360Sources (@360Sources) July 27, 2019