• |
ide | kryesore

Icardi i rikthehet Inter, apo Wanda e ka për tjetër shpirt? “Shpirtërat binjakë përfundojnë bashkë”

Sport



“Në fund, shpirtërat binjakë përfundojnë gjithnjë bashkë”. Pak fjalë të thjeshta, një mesazh në aparencë që nuk afrohet me cështjet e merkatos, por që kur ajo që e poston në rrjetet sociale është Wanda Nara, për më tepër shoqëruar nga zemra dhe kostum banje zikaltër, èështë vështirë që të mos i referohet situatës që Mauro Icardi po përjeton tek Inter. Mos ndoshta bashkëshortja dhe agjentja e argjentinasit ka dashur të dërgojë një mesazh paqe për drejtuesit zikaltër pavarësisht se Marotta, Conte e Zhang e kanë bërë të qartë disa herë se nuk bën pjesë në projekt?

E ardhmja e Icardi është larg Milanos, edhe pse Wanda duket se e mendon ndryshe. ‘Corriere dello Sport’ zbulon se Maurito është gjithnjë në mendimet e Napoli e De Laurentiis, që këto ditë ka parë të parakalohet për Pepè nga Arsenal e duhet të përballojë ndryshimin e kursit të Real Madrid për James Rodriguez.

Inter për sulmuesin e tyre kërkon 80 milionë euro, por është e qartë se ngrica mes Icardi e klubit mund ti favorizojë napoletanët ta bëjnë investimin jo aq të rëndë.

View this post on Instagram

After All, soul mates always end up together ??

A post shared by Wanda nara (@wanda_icardi) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *