Jehona e “bëmave” të bandave shqiptare të drogës vijon në publikimet e herëpashershme të mediave britanike. Tabloidi “Daily Star” u ka kushtuar një artikull grupeve kriminale shqiptare që operojnë në hapësirën e Britanisë së Madhe, ku sipas raportimit “po bëjnë luftë me ato vendase për kontroll territoresh”.
Bandat e shqiptarëve kanë shtirë ndikimin e tyre kryesisht në veriun e Britanisë, ku shesin kokainë dhe heroinë të pastër, që e marrin nga bandat amerikano-latine. Si dëshmi e luftës mes klaneve, “Daily Star”, thekson disa incidente që janë shënuar mes bandave shqiptare dhe atyre lokale vendase në qytete, si: Preston dhe Blackpool.

Një anëtar britanik i një bande ka rrëfyer se në një rast, një shqiptar e kishte goditur atë me një thikë në kokë në një tualet të Nando-s. Sipas tij, shqiptarët që merren kryesisht me trafik droge, po përhapin aktivitetin e tyre në mbarë Britaninë.