• |
ide | kryesore

Klubi më i vjetër në botë i kërkon ndihmë Juventus: është borxhi i para 116 viteve

Sport



Nga Anglia ka ardhur një kërkesë e cuditshme për ndihmë drejtuar Juventus, nga klubi më i vjetër në botë Notts County. Anglezët fatkeqësisht janë pranë falimentimit e kërkojnë ndihmë ekonomike për tu kthyer një borxh, të 116 viteve më parë. Ashtu si kujton parlamentarja laburiste Lilian Greenëood, në fakt, në 1902 Juventus luante ende me fanellat rozë, një ngjyrë që po degradonte, ndaj iu drejtua tregut anglez (në atë kohë më i miri për këtë tip artikulli) për të blerë uniforma me kualitet të mirë.

Tom Savage, lojtar dhe ortak juventin, mori përsipër detyrën dhe organizoi një dërgesë uniformash direkt nga qyteti i origjinës, Notts County: mbërritën kështu fanellat bardhezi që nga ajo ditë u bënë ngjyrat e Juves. Një miqësi që zgjat ende në ditët e sotme, në 2011 ishte pikërisht miqësoreja Juventus-Notts County që inauguroi Stadium. Tani anglezët janë në prag falimentimi, kanë një borxh në tatime afërsisht 250.000 stërlina dhe kërkojnë ndihmën e Juventus…por ndoshta nuk do jetë nevojë. Pronari Alan Hardy ka zbuluar për BBC se klubi është shitur një kompanie daneze me president Alexander e Christoffer Reedtz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *