• |
ide | kryesore

Kur Edi Rama thoshte për veten: Nuk jam i arsimuar, flas marrëzira, kam “hobby” provokimet

Lajme, Të fundit



Ishte viti 1994 kur kryeministri aktual Edi Rama, nuk kishte depërtuar ende në politikën aktive të vendit dhe fliste krejt i shpenguar për veten dhe botëkuptimin e tij mbi jetën, pa patur mbase as pritshmërinë më të largët se një ditë prej ditësh do të merrte ndër duar fatet e vendit, paçka ambicies së tepruar që e karakterizon.

Kështu, në një intervistë të hershme me gazetaren Rudina Xhunga, asokohe artisti Rama ka bërë disa pohime, që të risjella në vëmendje në bashkëkohësi, e reduktojnë imazhin e një kreu qeverie në atë të një njeriu të “paarsimuar” që shpeshhere  flet “marrëzira” dhe bën “gjëra pa i menduar pasojat”, thjesht sepse i pëlqen.

Qëndrimet e mia, fjalët, veprimet, nuk vijnë nga dija, nga një sistem dijesh, prandaj tek unë gjërat lëvizin shumë shpejt. Unë kam lexuar shumë, por edhe shumë pak. Që herët kam lexuar pa u përqëndruar. Shpesh kur lexoj e kap veten se nuk e kam mendjen tek fraza, por tek një ngjarje që më vjen në mënyrë asoçative, apo duke fantazuar. Kur shkruaj jam plotë dhe kam patjetër diçka për të thënë. Ndërsa, kur flas, mund të flas edhe kot, madje në momente të caktuara mund të them marrëzira.”- deklaronte Rama në intervistë për Xhungën.

Intervista e plotë:

 Rudina Xhunga -Si ndikon tek ju fakti që jeni fëmijë arti?

Edi Rama- Pozitivisht, duke më dhënë mua mundësi që të tjerët s’i patën, mundësi për t’u vetëzbuluar në fushën që kam. Më ka kultivuar gjithashtu instiktin e rebelimit ndaj babait. Kombinimi i këtyre të dyjave më ka ndihmuar që potencialisht të kem disa avantazhe.

-Ç’ju tha babai ditën e parë, kur ju pa me vëth në vesh?

Ishte vonë, Lufta midis nesh kish kohë që pat përfunduar dhe ai ishte i përgatitur. Ndërsa tani, jo vetëm është i përgatitur, por edhe mi respekton zgjedhjet. Pas luftës së gjatë që kemi bërë bashkë, jemi miq të mirë.

-Kush e fitoi luftën?

Të dy fituam paqen.

-Herë pas here vetëkrijoni një imazh të keq. Në fakt jeni i mirë?

Unë nuk mundohem të krijoj imazhe dhe nuk më preokupojnë imazhet që krijoj. A jam i mirë? Mendoj që nuk ka njerëz të mirë apo të këqinj, por njerëz të dobët dhe të fortë, e në përgjithësi njerëzit janë të dobët.

-Ju jeni i dobët apo i fortë?

Jam midis të dobëtëve dhe të fortëve.

-Jeni tip i vetëkënaqur?

Për i kënaqur s’bëhet fjalë, por edhe i pakënaqur s’jam. Sa më tepër kalon koha, bindem që kënaqësia gjendet tek gjërat e vogla. Mendoj se dhe një rrezeje drite që hyn në dritare, nëse arrin t’i marrësh atë që ajo ka për ty, është fat.

-Eksperimentoni me veten?

Gjithë kohës.

Pse?

Sepse më pëlqen ta njoh veten, të di si reagoj në çdo moment, të shoh mundësitë e mia, të vetëekspolorohem.

-Pikturoni dhe shkruani. Kjo tregon se s’keni gjetur ende veten?

Vetja më ka gjetur mua. Pastaj, unë bëj edhe gjëra të tjera veçse pikturoj e shkruaj. Të gjitha sëbashku përbëjnë shprehje të mundësive. Atë që jep fjala në një moment të caktuar s’ta jep imazhi dhe anasjelltas.

-Ambalazhet treguan që kemi sens praktik. E vërtetë?

Nuk di sa e treguan ambalazhet, por kam sens praktik. Herë herë jam njeri racional dhe herë të tjera bëj gjëra pa i menduar pasojat, thjesht se më pëlqen. Një shoqja ime thotë “Kur ti ngre dorën për të thyer diçka, zgjedh atë më të parëndësishëm për të thyer.”

-E merrni jetën si t’ju vijë?

Mundohem ta marr si të vijë. Deri tani s’kam ndonjë arsye për tu ankuar. Ajo pjesë e jetës që vjen si fatalitet është treguar shumë zemërgjerë mua, aq sa mendoj se kam marrë më tepër se ç’më takon dhe do më duhet të paguaj ndonjë ditë.

-Nuk jeni ambicioz?

Jam. Ambicia ime është të shkoj larg jo për të tjerët, por në raport me veten. Të zhvendosem larg në mundësi shprehjesh.

-Pse e keni mani antikonformizmin?

Mania është sëmundje. Mendoj se nuk jam i sëmurë, sepse lejoj dhe kompromise të cilat më bëjnë të ndihem keq, pse përcaktoj kufijtë e lirisë sime.

-Cilit tipar njerëzor i ndjeni mungesën?

Aftësisë për të sakrifikuar për të tjerët.

-Ç’tipar tuajin vlerësoni?

Aftësinë për të dhënë dashuri, shumë dashuri.

-Nuk është pak kontradiktore të japësh dashuri dhe të mos sakrifikosh?

Për mua sakrifica është çështje pasioni. Sakrifikoj për dikë apo diçka vetëm kur jam i pasionuar. Në të kundërt jo. Kjo tregon se nuk sakrifikoj për tjetrin, për hir të dashurisë që kam për veten. Ky është një defekt që s’është vetëm i imi.

-Jeni maskilist?

Absolutisht jo. Madje më mundon mungesa e pranisë së femrës në jetën shoqërore shqiptare. Nëse mua do të më kërkohej ndonjë formulë për të lehtësuar jetën publike këtu, do të propozoja një qeveri me mazhorancë femrash, ku presidenti dhe kryeministri do qenë femra.

-Po për raportin meshkuj-femra në Shqipëri ç’mendoni?

Raporti me dashurinë këtu është primitiv. Është raport prone, qoftë burri me gruan, qoftë babai me vajzën. Babai është mishërimi i një fryme intolerance me një xhelozi patologjike, e rrjedhimisht kështu është burri me gruan. Por, nëse me njeriun e dashur me të cilin ndan gjithçka, nuk arrin të krijosh hapësirë tolerance, nuk mund të pretendosh se i ke dhënë atij shumë dashuri, apo i ke marrë të njëtën. Unë vetë s’di sa do toleroja ftohtësinë e një raporti paralel dashurie, por flirtet e njeriut që do, janë normale. Sepse janë gjëra që i bën vetë, ndaj duhet t’ia tolerosh dhe tjetrit. Nuk mund të pretendosh për një shoqëri të hapur, kur raportet me dashurinë janë primitive.

-Ç’mendoni për ndarjen?

Për mua raporti me një femër është total, sa fizik dhe shpirtëror. Momenti i ndarjes është momenti kur ky totalitet shpërbëhet. Bashkëudhëton me dikë për sa kohë që ky është shumë i rëndësishëm për ty dhe mund të të japë atë që nuk ta jep kush tjetër. Por, kur ai të ofron gjëra që dhe të tjerët t’i ofrojnë, atëherë bashkëudhëtimi humbet kuptimin, ndaj, më mirë një kuptim i bukur.

-Ju një vajze i dhuroni dashuri apo prova dashurie?

Ç’kuptoni me prova dashurie?

-Të përcjellësh, të bësh dhurata, të jesh i kujdesshëm.

Unë dhuroj çdo gjë. Gjithçka mund t’i jap dashurisë, përmasat më të mëdha të mundshme.

-Fantazinë e konsumoni në art, apo ruani dhe për dashurinë?

Fantazisë nuk ia kam ndjerë ndonjëherë mungesën. Për sa i përket fantazisë në dashuri, për të s’jam unë që duhet të flas.

-Kur e keni keqtrajtuar një femër?

Kurrë.

-Ç’mendoni për bashkëjetesën në raport me martesën?

E konsideroj martesën si një institucion shumë serioz dhe mendoj se janë shumë pak ata që kanë forcë ta respektojnë deri në fund të jetës pa përdorur mekanizmin e gënjeshtrës, e hipokrizisë, teatralitetin etj. Ndërsa, bashkëjetesa është po kaq serioze, por për një kohë të caktuar. Pra, nuk është si në martesë, kur pretendohet t’i qëndrosh besnik asaj dashurie gjithë jetën. Për mua bashkëjetesa është e vetmja rrugë për të ndarë me dikë ditët e mia.

-Si do e pikturoni vetminë?

S’e di, në shumë mënyra. Di të them se vetminë e kam problem. S’e përballoj dot. Vetminë dhe qëndrimin në një vend të mbyllur për një kohë të gjatë i kam të papërballueshme.

-Pasi flet me ju vë re se keni një mungesë koncentrimi në ato që thoni.

E vërtetë, sepse unë nuk jam një njeri i arsimuar, më tepër kam afinitet me meditacionin. Qëndrimet e mia, fjalët, veprimet, nuk vijnë nga dija, nga një sistem dijesh, prandaj tek unë gjërat lëvizin shumë shpejt. Unë kam lexuar shumë, por edhe shumë pak. Që herët kam lexuar pa u përqëndruar. Shpesh kur lexoj e kap veten se nuk e kam mendjen tek fraza, por tek një ngjarje që më vjen në mënyrë asoçative, apo duke fantazuar. Kur shkruaj jam plotë dhe kam patjetër diçka për të thënë. Ndërsa, kur flas, mund të flas edhe kot, madje në momente të caktuara mund të them marrëzira. S’ka kurrë garanci nëse do flas mirë apo jo, kjo varet nga momenti. Po kështu më ndodh me gjuhët e huaja. Ka raste kur bashkëbiseduesi mendon se flas mirë, në të tjera raste ai mendon se unë s’di fare. Unë kurrë s’e kam mësuar gjuhën e huaj, ndaj edhe të folurit e saj e kam të lidhur të momentit. Herë-herë, mendoj se është më i vlefshëm meditacioni se sa arsimi, por ndoshta ky është vetëjustifikim.

-Ju jeni gaforre?

S’ka sesi të jem shenjë tjetër.

-Ç’hobby keni?

Të shkruaj letra. Kam një raport shumë personal dhe shumë të këndshëm me letrat. Në gjithë qytetet e botës ku kam qenë, kam ruajtur në kujtesë vajzën më të bukur apo burrin më interesant që kam takuar dhe ju shkruaj.

Kam pasion gatimin. Një nga mënyrat për t’i dhënë dashuri një njeriu është të gatuaj për të. E bëj me pasion dhe dëshirë. Ndërsa kur dua t’i jap një provë afeksioni, afërsie dhe përkujdesje e ftoj e i gatuaj peshk. Një tjetër hobby imja është të provokoj. Nuk ndihem mirë në qetësi, ndaj herë pas here përdor mënyra të çuditshme për të provokuar tjetrin, aq sa jam prishur me shumë miq. E ndjej që e tejkaloj masën dhe duke dashur të jem sa më i lirë, kufizoj lirinë e tjetrit, por është diçka më e fortë se unë që më nxit.

 

 



12 Comments

  1. Shqip muhabeti, ky nuk ka as besime, as ide, as koncepte dhe as asgje, pervec ambicies.
    Rama qe e mban veten per dashnor gjuhe, na tregoi se nuk i njeh strukturat gjuhesore, por flet ne menyre institktive dhe kuturru. Eshte i paafte per te mesuar nje gjuhe ne menyre sistematike. Ka probleme me fokusimin, qe do te thote qe dhe kur lexon apo degjon te tjeret, lexon dhe degjon vetem veten. Edhe ne kete interviste nuk eshte i sinqerte, sepse eshte dhunues grash dhe nuk e thote qe disa sjellje “qe jane me te forta se vete ai”, ia dikton droga dhe disa sjellje te tjera semundjet mendore. A dhe nje gje tjeter! E paska thene qarte qe njerezit i ndan ne te dobet dhe te forte. Prandaj ka adhurim per Ymer Lalat e Shullazet. Gjithmone kam dyshuar qe eshte darvinist social, instiktivisht sigurisht, sepse pas kesaj interviste, bindesh qe ky eshte i paafte ta lexoje Herbert Spencer-in, apo larg qofte Darvinin.

  2. “Di të them se vetminë e kam problem. S’e përballoj dot. Vetminë dhe qëndrimin në një vend të mbyllur për një kohë të gjatë i kam të papërballueshme.”

    aha, s’bo ka per burg ky, keq do i shkoka puna, prandaj po ben / do beje cmos ta kapi drejtesine qe tenevitoj netet e vetmuara te mbyllur ne bje vend per nje kohe te gjate

  3. “Ambicja ime eshte te shkoj larg, jo per te tjeret, por ne raport me veten…”
    – i ka thene te gjitha

  4. Mjerë ajo familje që ka një njeri me një karrakter të tillë e jo më ta kesh në krye të një shteti

  5. Pra shkurt je nje shejtan. Po tani kete dhe ne e dime. Po ti je aty se ne te lame. Se ne i leme shejtanerit gjithmone te na drejtojne duke i marre lehte pasojat . Dhe keto jane psojat…..

  6. Edi, je bere per tu qarë me llahinga, ti ke marre zemerimin e njerzëve dhe te Zotit mbi vete, është e frikshme dhe e tmerrshme kjo qënie qe je bërë. Kishe frike nga vetmia dhe që nje ditë do japësh llogari dhe do paguash, plotësisht e vërtetë.
    Diçka kam mësuar, njeriu behet ajo qe dëshiron, dhe po ju fute te keqes, Zoti te lejon t’i shkosh asaj rruge deri ne fund, dhe pastaj o nëne o nëne ku te futem.
    Bej nje dicka të mirë që Zoti të ketë pak mëshirë për ty. Sinqerisht e kam!
    … Dhe bravo per ato kioskat qe i hoqe atëherë nga qendra e Tiranes, por vetëm kaq !!

    P.S. Thashë pak dhe nuk kisha durim dhe kohë t’i lexoja te gjithë broçkullat u tuaja.

  7. Prandaj te zgjodhi Sorosi ty o rrot kari i lindur o psikopat se ti sje asgje se nje rot kari si ty i duhej per planet e veta e kemi dit me koh po e kan fajin moterqirat e tjer qe merem me politik qe te lan ty ne kete pik ku je se ju a ke fut me mendjen e Sorosit jo me tenden se ti ske o kar i lindur po do te vij rradha dhe ty do te vij cfare i bere shqipetareve do te lahet o kar i lindur do te lahet dhe SOROSI nuk do te ndihmoj se si plas kari per ty o kar i lindur shqipetare kan qen jan dhe do jen o kar i lindur e ke menduar ndonjeher o kar i lindur megjith padrejtesit qe iu jan ber gjith kohen e di pse se eshte dicka qe i mbron qe ti se kupton o kar i lindur po ty sdo te mbetet asgje o kar i lindur gjithcka qe ke fituar ne kuriz te shqipetareve do te zhduket o kar i lindur se kan nje engjell qe i mbron ata o kar i lindur se do te ishin zhdukur si shum popuj ne histori o kar i lindur dhe tani na dole ti ca dole te gjeti sorosi ty o kar se ti ske njof veten akoma je ne dilem o kar e ke vuajtje te perdoteshme po ne kete bot te gjitha lahen mos haro po ke lexuar pak sic thua o kar sdo gezosh gje as ti asnjeri nga te tute po i shikon engjelli i shqipetare gjerat o kar mjer ti te vuajn shqipetaret dhe mos te gjej gje ty te vuajn grate nenat baballaret vellezerit motrat femijet tane dhe mos ti gjej gje te tute JO JO nuk ndodh o kar historikisht pa ti do kesh vuajtjen me te dhimbshe o KAR I LINDUR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *