• |
ide | kryesore

“Kushtetuesja” gati në shtator, kandidatët do të intervistohen me urgjencë në gusht

Lajme, Të fundit



Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) pritet që të intervistojë në kushte emergjente përgjatë dy javëve të para të gushtit kandidatët që janë pjesë e garës për Gjykatën Kushtetuese.

Më tej, sikurse parashikohet nga procedurat përkatëse, KED-ja do të kryejë pikëzimin dhe renditjen e garuesve, me qëllim që në muajin shtator, me nisjen e sesionit të ri parlamentar, të jetë arritur përpilimi i listës me kandidatët më të mirë të radhitur për t’u emëruar në Kushtetuese.

KED-së do t’i duhet të marrë në mesjavën e ardhshme vendimin për 14 kandidatët e mbetur në garë (nga 49 në total), duke përcaktuar se cilët prej tyre i plotëson kriteret që kërkon vijëmisia e procesit përzgjedhës. Sikurse ndodhi me Vetting-un, kriteret e vlerësimit do të bazohen tek deklarimi i pasurisë, pastërtia e figurës dhe aftësia profesionale.

Këshilli ka bërë të ditur se deri tani kanë marrë “kartonin jeshil” pasi iu nënshtruan filtrit të vetting-ut vetëm 4 kandidatët: Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji, Besim Muci dhe Regleta Panajoti.

 



2 Comments

  1. Pra,sic po shohim,Antaret e Gjykates Kushtetuese,do u pergatitkan,njelloj,se juristet e Plepave.Na rrnofte reforma (ramaforma) ne drejtesi Made in Albania,qe na dhuruan nderkombetaret,specifikisht amerikanet,me shokun Lu te dashuruar aq fort,me flokekuqen e BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *