• |
ide | kryesore

Merrnin makina luksi me qera në BE dhe i shisnin në Shqipëri, në pranga 2 shtetas të huaj në Shkodër

Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy shtetas të huaj nën akuzën e mashtrimit dhe të trafikimit të mjeteve motorrike.

Sipas informacioneve të komunikuara në njoftimin për shtyp të Policisë, dy të ndaluarit me anë të mashtrimit merrnin me qera makina luksoze të prodhimit të fundit, në kompani të ndryshme në Angli-Belgjikë dhe Gjermani, dhe pasi hynin me dokumentacion të rregullt nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, i shisnin këto automjete në Shqipëri.

Të arrestuarit shtetasi me iniciale A.M., 25 vjeç,i lindur në Afganistan dhe banues në Angli dhe L.M., 28 vjeç, lindur në Kongo dhe banues në Angli.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorrike” dhe “Mashtrimi”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *