• |
ide | kryesore

Napoli humb dy lojtarë në 24 orë: De Laurentiis duhet tia nisë nga fillimi

Sport



Napoli kishte vënë piketa të fortë për dy lojtarë që kishin entuziazmuar fantazinë e tifozëve dhe e vendosnin skuadrën e të kaltërve me statusin e pretendentit për titull. Por në 24 orë gjërat ndryshuan dhe Nicolas Pépé është fare pranë Arsenal e po ashtu edhe James Rodriguez, për të cilin Real Madrid ka ndryshuar mendim pas dëmtimit të rëndë të Asensio.

Pepe u duk një cështje e mbyllur pas mbërritjes në Dimaro të menaxherëve të lojtarit: 5 milionë komision e po aq pagesë vjetore për francezin. Kërkesa e Lille është 80 milionë e me futjen e Ounas në tratativë, i vlerësuar 20, Napoli ishte gati të bënte investimin. Por komisioni për lojtarin ka ngadalësuar bisedimet, duke favorizuar ndërhyrjen e Arsenal që ka gjetur akordin me lojtarin dhe do të paguajë 80 milionë cash. Një tjetër befasi për Napolin, që humbi në të njëjtën ditë edhe James.

Carlo Ancelotti u mundua ta mbante gjallë pistën e kolumbianit, në konferencën e fundit për shtyp, por tani erdhi lajmi për fundin e tratativës: Real Madrid vendosi ta heqë kolumbianin nga merkato. Sipas El Chiringuito, programi i njohur tv spanjoll, Blancos kanë zgjedhur të mbajnë James, pas dëmtimit të Asensio, që humbi gjithë sezonin për këputjen e kruciatit. Një goditje për Napolin që kishte edhe aprovimin e lojtarit për transferimin për një kontratë prej 5 milionë në sezon. E tani De Laurentiis duhet tia nisë nga fillimi…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *