• |
ide | kryesore

“S’ka Bablok t’i shpëtojë”, Basha paralajmëron burgosje: Të gjithë “Denarbibat” që i shërbyen Ramës do…

Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka konsideruar “nul” zgjedhjet vendore të 30 qershorit, që sipas tij përbëjnë një masakër të Kushtetutës, të ligjit dhe të standardeve.”Farsa e 30 Qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës për të pushtuar pushtetin vendor, për të shkatërruar KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve, përfshi Kolegjin Zgjedhor.”- është shprehur kreu i opozitës gjatë një takimi me strukturat e PD-së në Përmet.

Basha artikuloi vendosmërinë për të përballur me drejtësinë këdo që ka dhunuar Kushtetutën dhe ligjin më 30 qershor, duke paralajmëruar burg për “të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, me në krye ikonat e hajdutërisë dhe paligjshmërisë si Denarbibat që i shërbyen Edi Ramës.

Sikurse ka theksuar në turin e takimeve me strukturat lokale të PD-së, lideri i opozitës së bashkuar joparlamentare tha se detyra kryesore e demokratëve është t’u përgjigjen mesazhit të 30 qershorit, “refuzimit të Edi Ramës nga 85 përqind e shqiptarëve dhe thirrjes së tyre për ndryshim”.

 

3 Comments

  1. Mos genjeni me per vehten tuaj se te gjithe tashme e dime se ne burg do hyjne fukarenjt. Ne burgjet e kesaj dynjaje ju nuk do te hyni….. javash javash me qetesi behuni gati per burgun tjeter. Asaj nuk do ti shpetoni dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu