• |
ide | kryesore

Tjetër aksident, makina përplaset me shtyllën në Tiranë, 4 të plagosur

Lajme, Të fundit



Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e sotme, pas dy ngjarjeve të lokalizuara në qytetin e Fierit.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, rreth orës 19:50 në afërsi të rrethrrotullimit, në rrugën e “Elbasanit”, mjeti me drejtues shtetasin me iniciale F. F, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët D. F, R. F dhe , A. F, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *