• |
ide | kryesore

Video/ Real-Atletico: turpërim, ironi dhe grushte mes Diego Costa e Carvajal

Sport, Video



Nuk ka dyshime: është një periudhë e zezë për Real Madrid. Humbja në mbrëmje në derbin me Atletico Madrid për 7-3 është futur tashmë në histori, pavarësisht se ishte një ndeshje miqësore, duke lënë gjurmë si në moral ashtu edhe në gjendjen fizike të “galactico” të kryeqytetit spanjoll. Një rezultat tronditës, shoqëruar me një sherr të fortë, të përfunduar me kartonë të kuq dhe përfshirjen e gjithë lojtarëve në fushë, mes Diego Costa dhe Dani Carvajal.

Turpërimin për performancën e bërë nuk mund ta fshehin as fjalët ironike të teknikut të Real Madrid: “Miqësore… jo për Atleticon”. Në të njëjtën shina ka qendruar edhe kapiteni i Blancos Sergio Ramos, që nuk ka humbur rastin të thumbojë Colchoneros: “Të humbësh kështu të vjen keq. Sigurisht ne e morëm si një miqësore dhe gabuam, ndërsa për ta dukej një finale…”. Si të thuash një paralajmërim, do të shihemi kur derbi të vlejë më shumë se tre pikët e Icc.

Problem për Real nuk do të jetë vetëm pesha e një humbje të përmasave të pamenduara, por edhe dëmtimet e shumta, që po lënë gropa të mëdha në formacionin mrengues: Asensio dëmtoi kruciat e tani Brahim Diaz e Mendy i është bashkuar edhe Jovic, që u zëvendësua në pjesën e parë pas një goditje në gju, pas kontrastit me Oblak. Nuk janë përcaktuar ende kohët e rikuperimit: diagnoza duhet të jetë më pak shqetësuese se për Asensio, por përjashtohet rekuperimi blitz.

https://www.youtube.com/watch?v=9FyqB9maDhA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *