• |
ide | kryesore

Video/ Zhurma-hot në konferencën e prezantimi: Filipe Luis e merr me të qeshur

Sport, Video



Nuk ndodh cdo ditë që një konferencë për shtyp të ndërpritet nga një zhurmë e cuditshme që vinte nga një video … porno. Por ka ndodhur në prezantimin e ish-lojtarit të Chelsea e Atletico Madrid Filipe Luis. Mbrojtësi i majtë që po prezantohej tek Flamengo, ka dashur ti japë seriozitetin e duhur konferencës së tij, por në një fraksion sekonde prezantimi u bë hot dhe e qeshura shpërtheu në sallë

Kishte vetëm pak caste që kishte nisur në fakt, kur një nga anëtarët e stafit të Flamengo është bërë viktimë e një prej atyre shakave telefonike, përmes një mesazhi zanor, ku faji i vetëm është pakujdesia për ta ti dhënë play, ndërsa gazetari afër tij po bënte pyetjen. Zakonisht kjo gjë mund të merrej si mungesë respekti, por një nga mrekullitë e brazilianëve është piëkrisht kjo: aftësia për të qeshur për cdo gjë, pothuajse…

Mesazhi zanor përmbante qartësisht një pjesë filmi erotik që u dëgjua në gjithë sallën. Pas këtij episodi të shkurtër, konferenca për shtyp … për vetëm të rritur vazhdoi, duke festuar rikthimin e Filipe Luis në Brazil në skuadrën që bënte tifo i vogël.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *