• |
ide | kryesore

Akord me Jiangsu, prapaskenë tek Inter: Real Madrid i prish ëndërrat Bale dhe bllokon kalimin

Sport



Gareth Bale do të ketë më pak motive sot për të buzëqeshur. Tërheqja e papritur e Real Madrid nga shitja e tij tek Jiangsu Suning, duhet të ketë qenë një goditje e fortë për uellsianin. Për të ishte gati një kontratë tre vjecare prej 22 milionë në sezon, por tani transferimi nuk do të ndodhë.

Zinedine Zidane e kishte shkarkuar lojtarin publikisht, gjë që kishte lënë të kuptohej se Bale nuk kishte më vend në Casa Blanca. Por pasi bllokoi James Rodriguez, si pasojë e dëmtimit të Asensio, tani Real ka ndryshuar ide edhe për Bale.

Uellsiani madje nuk do të luante fare në Kinë, por në Serie A me Inter. Prapaskena ishte kjo, klubi i Suning në Kinë i kishte plotësuar numrin e lojtarëve të huaj dhe uellsiani do të huazohej tek Inter për të luajtur, duke evituar edhe cështjen e Fair Play Financiar. Por ky plan djallëzor i zikaltërve është venitur nga kthimi pas i Real Madrid.

Lajmin e ka dhënë BBC, gjë që ka gjetur edhe konfirmim, por deri tani nuk ka asnjë motiv të qartë për vendimin e merengues. Një mundësi është që Zidane të ketë planifikuar një këmbim me United për Paul Pogba dhe pas këtij vendimi mund të jetë pikërisht anglezët. Por duhet patur parasysh se gjatë disfatës së Real kundër Atletico, Bale është kapur ndërsa qeshte në drejtim të Zidane, ndaj nëse në lojë nuk është United, për uellsianin parashikohen ditë të vështira.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *