• |
ide | kryesore

Del VIDEO e sherrit me armë në lokalin e VIP-ave në Jalë/ Ulërima dhe gjak nëpër shkallë

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një resortet e njohura në plazhin e Jalës. Burime në vendin e ngjarjes thanë se rreth orës 4:30 ka pasur të shtëna me armë dhe se një person ka mbetur i plagosur në këmbë. Sipas të njëjtave burime ai ndodhet në spitalin e Vlorës dhe se është jashtë rrezikut për jetën.

JOQ Albania ka publikuar edhe një video nga ngjarja të dërguar nga një dëshmitar. Sipas tij shkallët u lanë me gjak dhe se kishte njerëz që vraponin nga frika sepse nuk kuptonin se çfarë po ndodhte. Ai tregon se kishte dhe nga ata që u shtrinë në tokë nga frika.

“U bë nami. Nuk kam fjalë. Erdhi ambulanca. U plagosen njerëz. U bë kasapanë. Të gjithë u shtrinë në tokë si ne filma” – thuhet në mesazhin e dërguar nga dëshmitari. Policia e Vlorës ende nuk ka dhënë një deklaratë për ngjarjen. Sipas të tjera raportimeve shkak për sherrin është bërë një vajzë e showbizz. Një tjetër vajzë ka mbetur e lënduar nga përplasja mes dy grupeve. ©LAPSI.al

Del videoja nga Folie Marie/ Njerëzit shpërndahen të terrorizuar, njolla gjaku kudo on Vidnews.



5 Comments

  1. vete e kerkuam,kjo dihet tani,akoma me keq do te behet.Ruani bythen se askush nuk ka se c’fare ju ben ,jo me shkullaku apo Basha qe ruajne bythen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *