• |
ide | kryesore

“Inter pa sulmues? Jam unë e Ronaldo”: Christian Vieri ngacmim pikant zikaltërve…

Sport



Në atë kohë, ishin dyshja më e mirë e futbollit botëror: Christian Vieri e Ronaldo luanin për Inter, por janë të gatshëm ta provojnë…me fjalë natyrisht. I intervistuar nga Sportmediaset për Bobo Summer Cup, ish-sulmuesi zikaltër Christian Vieri ka folur për merkaton e bërë nga klubi milanez e duke u përqendruar sidomos tek mungesa e sulmuesve. Beppe Marotta e Piero Ausilio, në fakt, po gjejnë vështirësi të shumta për të arritur objektivat e kërkuar nga Antonio Conte, mbi të gjithë për kërkesat e larta të bëra nga Roma e Manchester United për Edin Dzeko e Romelu Lukaku. Pikërisht për këtë ka ironizuar Vieri, duke komentuar: “Unë di që janë dy lojtarë të lirë, Vieri e Ronaldo, kështu që duhet ti bindin. Janë pak mbi peshë, pòr…”.

Vieri në fakt e ka lavdëruar punën e drejtuesve zikaltër dhe shprehet i sigurtë që, pavarësisht vështirësive në javët e fundit, në fund do të vijnë dy lojtarë të rëndësishëm: “Merkato është akoma e gjatë, ka kohë dhe jam i sigurtë që do të marrin sulmues të mëdhenj sepse duan të bëjnë gjëra të mëdha”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *