• |
ide | kryesore

Kjo fundjavë, më e pëlqyera e vitit për marrëdhënie seksuale

Stil



Britanikët e kanë zgjedhur ditën kur të gjithë bëjnë seks. Sipas asaj që shkruan “The Sun” bëhet fjalë për të shtunën e fundit të korrikut që këtë vit koinçidoi në 27 korrik nga ora 22 në 23.

Ekspertët thonë se për të caktuar këtë datë janë marrë parasysh kombinimi i përsosur i kohës, ditës, datës dhe muajit. Gjithçka nisi në një sondazh me 2 mijë persona të një faqeje online të specializuar në takimet mes çifteve.

Aktiviteti seksual në Britaninë e Madhe në muajt e verës është më i shpeshtë në korrik, pasur nga muajt gusht dhe qershor. Ky aktivitet rritet gjithmonë të shtunën e fundit të muajit, për shkak se vjen pas të premtes së shpërndarjes së rrogave.

“Ne kemi më shumë gjasa të dalim dhe të festojmë me partnerët tanë me para në xhep – dhe seksi e mbyll zakonisht këtë natë”- tha një prej të anketuarve. Besohet gjithashtu se njerëzit natyrisht ndihen më të lumtur kur dielli shkëlqen dhe në trup ka më pak rroba. Kanë qenë 74% e çiftëve që kanë rrëfyer se fundjava e fundit e korrikut është më e pëlqyeshmja.

“Ka një kombinim perfekt të elementeve këtë fundjavë që do t’i shohë çiftet duke u marrë me njëri-tjetrin më shumë se çdo herë tjetër të vitit”- tha ekspertja e marrëdhënieve Jessica Leoni.

Muaji më pak popullor i vitit për seksin është nëntori dhe dita më pak e preferuar është e hëna. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *