• |
ide | kryesore

Klopp kundër shpenzimeve të çmendura: “Psg, Real, Barça e City bëjnë çfarë të duan”

Sport



Jurgen Klopp ka bërë të ndihet prezenca e tij përmes sulmeve frontale ndaj shpenzimeve të cmendura të klubeve në futboll. Ndoshta nuk është njeriu i duhur për ta bërë këtë, duke parë se vetëm një sezon më parë mori në skuadër portierin më të shtrenjtë të historisë, por tekniku gjerman sulmon me stilin e tij, pa rrugë të mesme. E ka bërë në konferencën e shtypit, duke iu përgjigjur një pyetje mbi merkaton e vakët të Reds, që në orët e fundit ka lajmëruar blerjen e Harvey Elliott, 16 vjecari i marrë nga Fulham).

Tekniku gjerman është përgjigjur duke drejtuar gishtin akuzues kundër Real, Barcellona Psg, Manchester City, që jo vetëm nuk kujdesen për Financial Fair Play, por shpenzojnë më shumë se ajo, që sipas tij, duhet lejuar. “Nuk mund të flas për merkaton e skuadrave të tjera, nuk e di si ia dalin. Por ne duhet të bëjmë kujdes me llogaritë. Kemi investuar shumë në këtë skuadër, nuk jemi në një botë fantazie në të cilën mund të bëjmë cfarë të duam. Janë 4 skuadra që mund ta bëjnë: Real, Barcellona, City e Psg por nuk është kritikë”.

Në fakt, nuk duhet harruar që mes Alisson, Fabinho, Keita e Shaqirit Liverpool verën e kaluar shpenzoi rreth 200 milionë euro në merkato. E tekniku shton: “Kemi fatura për të paguar…”. Por duke qenë se Champions është në Anfield, do të jetë më e thjeshtë për Liverpool që ti dalin llogaritë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *