• |
ide | kryesore

Lëvizja e papritur e Malajt: Rikthehem në PS, mjaftistët dhe të babëziturit po e mjelin

Lajme, Të fundit



Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj ka njoftuar nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale se ka aplikuar për t’u bërë anëtar i Partisë Socialiste. Lëvizja e tij vjen në një moment kur në parlament, mazhoranca ka nisur procedurën për ta shkarkuar atë nga detyra si anëtar i Bordit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Malaj thotë se ka aplikuar në 2013-ën, por ia kanë bllokuar këtë kërkesë. Ai ka bërë një përpjekje tjetër në 2019-ën dhe deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Kur të tjerët do ta fillojnë ta braktisin sapo PS të dalë në opozitë, vendosa të kthehem në PS, me integritetin e pa cenuar, me profesionalizimin e thelluar dhe me dashurinë e shtuar. Nga mençuria dhe krenaria labe janë inspiruar përherë në vendimmarrjet e mia”, – shkruan Malaj.

Reagimi i plotë

Kur të tjerët do ta fillojnë ta braktisin sapo PS të dalë në opozitë, vendosa të kthehem në PS, me integritetin e pa cenuar, me profesionalizimin e thelluar dhe me dashurinë e shtuar. Nga mençuria dhe krenaria labe janë inspiruar përherë në vendimmarrjet e mia.

Në 1991, ata që e molën Partinë e Punës e braktisën të parët dhe uk kthyen po të parët për të t’i thitur deri në pikën e fundit, në pikën ku nga gjinjtë e nënave del më shumë gjak se qumësht. Nënave u shkon dhimbje në zemër dhe prapë durojnë.

Në 1991 unë ju bashkova socialistëve vlonjatë për modernizimin e PS. Isha me shumë fat që bashkëpunova si nënkryetar i PS Vlorë me qindra socialistë të ditur, fisnik, trima dhe krenar. Dy më të spikaturit Gëzimin dhe Nikon. Ulem agresivitetin partiak në Vlorë, e hapën partinë për të gjithë duke spikatur dhe promovuar më të mirët. E drejtuan PS në vitet e “cmendura” të viteve më të vështira të tranzicionit.

Gëzimi, Niko dhe Theodhoriu nuk fituan mundësi për deputet.

PS ka shumë detyrim ndaj tyre dhe personaliteteve të tillë në degët e saj.

Gëzimi, Niko, Theodhoriu dhe disa kolegë të spikatur janë në moshë aktive dhe produktive shumë të dobishme për vendin se “mjaftistët parafabrikatë”, sepse ata janë të ditur dhe gëzojnë kredibilitet publik maksimal.

Në 2013-ën kur vinte era dhe pushteti të dehte, dhe të babëziturit luftonin për pjesën e tyre të madhe në tepsinë e socialistëve, u vetëlargova nga PS.

Për 8 vite luftova kundër arrogancës dhe babëzisë që e kërcënonte rëndë gjithë pasurinë dhe trashëgiminë shpirtërore të qindra mijë socialistëve dhe mbështetësve të saj.

Mjaftistët dhe të babëziturt duket se e molën 99% PS-në.

Në 2019-ën vendosa të kthehem në PS si një kontribut mirënjohës ndaj vendit tim dhe ndaj njerëzve të saj të mrekullueshëm.

Kam aplikuar online, por pranimi në PS nuk qenka siç thotë Rama.

Në mirënjohje të socialistëve aplikova online edhe në 2013-ën, paszgjedhjeve, por e bllokuan. Të drejtën time universale dhe kushtetuese, që të anëtarësohem vullnerarisht në PS nuk e cenon dot asnjë.

 

Mirënjohje.



2 Comments

  1. Po po ky, P Majko ,Mejdani,Dade Pellumbi,Islami,Meksi Dokle Ulqini Blushi….. u qeruan por ti rroje Spiro,,,,i fiku mashtrusi,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *