• |
ide | kryesore

Manchester City, çmenduri për Oyarzabal: anglezët gati të paguajnë klauzolën 75 milionë

Sport

Intrigat e merkatos janë gjithnjë në modë në këtë moment. Manchester City, nëse do të humbasë Leroi Sané, që duket gjithnjë e më pranë Bayern Munchen, do të përgjigjet me një goditje në Spanjë, treg që Guardiola e njeh mirë: gjithcka për Oyarzabal protagonist me Under 21 spanjolle në kampionatin europian të diskutuar në Itali.



Sulmuesi i krahut i Real Sociedad ka një klauzolë 75 milionë, por për pasanikun City nuk do të jetë aspak problem, duke parë që, sipas asaj që bën të ditur ‘AS’, drejtuesit anglez duan të vendosin në dispozicion të Pep Guardiola futbollistin e talentuar iberik, duke paguar klauzolën. Në San Sebastian tifozët i frikësohen ‘rrëmbimit’ duke qenë se Oyarzabal konsiderohet lojtari më i mirë i skuadrës. Futbollisti është nën kontratë me klubin bask deri në 2024, por pagesa e tij në Manchester do të rritej ndjeshëm dhe ky është një aspekt aspak për tu nënvleftësuar. E kuptueshme në këtë pikë që Oyarzabal do ti thotë ‘po’ City.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu