• |
ide | kryesore

Ngjarja e trishtë pas dasmës së Sophie dhe Joe Jonas

Paparazzi, Slider



Vetëm pak ditë më parë, Sophie Turner dhe Joe Jonas kanë marrë lajmin e hidhur se qeni i tyre, Waldo Picasso, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë të rrugët e New York-ut.

Sipas ‘TMZ’, shoqëruesi i tij e kishte nxjerrë Waldon për një shëtitje, por ky i fundit ishte trembur dhe kishte përfunduar në mesin e trafikut, ku dhe ishte përplasur nga një makinë. Një përfaqësues i Joe e ka quajtur këtë aksident si diçka të tmerrshme, ndërsa përsa i përket Joe dhe Sophie, ata ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë publike për humbjen e tyre. Aktorja dhe këngëtari i njohur kanë një dashuri për kafshët, duke qenë se Waldo nuk është qenushi i vetëm që kanë adoptuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *