• |
ide | kryesore

Një kufomë në shtëpinë e lojtarit të Arsenal: zbulimin makabër e bën i ati i Elneny

Sport



Një verë pa paqe për Arsenal. Pas agresionit që ndodhi me Ozil e Kolasinac nga ana e dy grabitësve në Londër, një tjetër lajm tronditës bie mbi Gunners. Sipas asaj që bëhet e ditur nga portali 24.ae, një kufomë është gjetur në banesën në Egjipt të mesfushorit të Arsenal, Mohamed Elneny.Zbulimin makabër e ka bërë i ati i lojtarit, ndërsa ishte duke kryer një inspektim në banesën që po konstruktohej në qytetin Mahalla Al-Kubra.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur. Policia nuk e ka identifikuar ende trupin dhe deri tani nuk ka asnjë rindërtim të ngjarjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *