• |
ide | kryesore

Perëndimi i “Agimit të Artë”

F1, Planet



Partia radikale e djathtë “Agimi i Artë” në Greqi drejt fundit: Ajo nuk përfaqësohet më në parlamentin e ri dhe po gërryhet nga grindjet e brendshme.

Ishte një rezultat zhgënjyes elektoral: Me 2,93% të votave ekstremistët e djathtë “Agimi i Artë” në Greqi dështuan në pragun e përfaqësimit parlamentar, që ligji e parashikon me të paktën 3% të votave. Pas zgjedhjeve parlamentare më 7 korrik kësaj partie iu desh t’u verë kapakun ambicieve politike për katër vitet e ardhshme. Por një tjetër grupim i ri i së djathtës, i ashtuquajturi “Zgjidhja greke”, ia doli të përfaqësohet në parlament. Kryetari i partisë Kyriakos Velopoulos konsiderohet si populist i paparashikueshëm, por ai nuk është militant. Me sa duket zgjedhësit e së djathtës kanë vendosur për një zgjidhje më pak radikale dhe kësaj here i kthyen kurrizin “Agimit të Artë”.

Pas zgjedhjeve Nikolaos Mikaloliakos në një fjalim në televizion thotë, se gjoja ka pasur tradhti nga ish-shokët e tij të idealit. Fillimi i fundit për një trupë të dhunshme të padëshiruar?

“Ka shumë mundësi”, – thotë politologia Vassiliki Georgiadou, e cila hulumton ekstremizmin e djathtë dhe ka shkruar disa libra për këtë.

“Jo vetëm suksesi, por edhe forca organizative e “Agimit të Artë” me sa duket ka rënë”, – thotë për DW, Georgiadou. Në vitet e shkuara partia praktikisht ka funksionuar si një milici, duke i mobilizuar njerëzit e saj kryesisht në kryeqytet në epiqendrat e saj. Por nëse suksesi politik mungon, atëherë partia neonaziste nuk është më tërheqëse për përkrahësit e saj, mendon ekspertja. Një tjetër pasojë: “I ashtuquajturi parimi i udhëheqësit duket se nuk funksionon më, kryetari i partisë Mikaloliakos është i diskutueshëm.”

Procesi penal vazhdon

Ndërkaq procesi kundër Mikaloliakos dhe anëtarëve të tjerë drejtues të partisë vazhdon për shkak të “anëtarësisë në një organizatë kriminale”. Për këtë lloj krimi kodi penal parashikon deri në dhjetë vjet burg dhe në rast të ndërlidhjes edhe me vepra të tjera penale dënimi mund të shkojë deri në burgim të përjetshëm. Ky proces ka nisur pas vrasjes së aktivistit të majtë Pavlos Fyssas në qytetin port të Pireut para gjashtë vjetësh.

Asokohe neonazistët e “Agimit të Artë” ishin të përfaqësuar me 18 deputetë në parlament. Prokuroria pandeh, se vrasja ka ndodhur me udhëzim të Mikaloliakos ose drejtuesve të tjerë të partisë. Prej kohësh anëtari i partisë Jorgos Roupakias e ka pranuar, që e ka goditur me thikë Pavlos Fyssas. Të enjten (25.07) ai u mor në pyetje nga gjyqtarët. Ai nuk shprehu aspak pendesë.

“Ishte një goditje e thjeshtë vdekjeprurëse, e prej kësaj ju keni bërë një temë gjigante”, – protestoi Roupakias para gjyqit. “Ky është një turp”, shkruan gazeta e Athinës “Ethnos”.

Procesi kundër 69 anëtarëve të partisë “Agimi i Kuq” e përkrahësve të saj nisi më 2014 në burgun e sigurisë së lartë Korydallos. Vendimi pritet në vjeshtë.

Grindje për mandatet

Ndërkohë që në zgjedhjet për Parlamentin Europian në maj “Agimi i Artë” arriti të ketë sukses dhe do të dërgojë tashmë dy deputetë në Bruksel. Një ndër përfaqësuesit e ri është Ioannis Lagos, dikur një punonjës i sindikatës që sipas prokurorisë së Athinës është të paktën bashkëpërgjegjës për vrasjen e aktivistit të majtë Fyssas në shtator 2013. Ende pa mbërritur në Bruksel Lagos deklaroi papritur daljen e tij nga partia. Ish-kandidati në zgjdhje e dorëzoi mandatin e tij. Por nuk mjafton vetëm kjo, ka edhe më shumë arsye për indinjatë kryetari i partisë Mikaloliakos: Ish-politikani i tij për Europën Eleftherios Synadinos e akuzon atë publikisht edhe për praktika të dyshimta financiare.

“Grindjet në rritje brenda partisë tek e fundit flasin për fundin e “Agimit të Artë”, – mendon politologia Georgiadou. Megjithatë kjo parti nuk duhet nënvleftësuar, thotë ekspertja: “Në Greqi ekstremistët e djathtë kanë një publik të përhershëm, me rreth 7% përqind. Nëse zgjedhësit i kanë kthyer përfundimisht shpinën “Agimit të Artë” ose jo, kjo varet prej faktit se sa bindëse janë për elektoratin partitë e mëdha popullore.”/DW



3 Comments

  1. e kush arriti pergjat historis njerzore ,qe padrejtesin ,ta beje triumfuese ,apo konfigurojne me fakte qe eshte funksionale,e dobisheme dhe sukses,,,/askush ,kushdo qe ju fut kesaj rruge deshtoj,njekohesisht edhe ato qe ndollen ne kete rruge ,kan padiskutim te njejtin fat,ne te menduar ne vazhdimin e planeve ne kete rruge ndjehen te stresuar ,ne te folur ngado ju mbyllet goja me fakte dhe ne te vepruar,ndeshkohen ne shkallen e pare te veprimit ,menduar me stress depression semundje te ndrysheme,ne te folur ,qe nuk kan sukses dhe veprim nga gjitha anet nga hellin mendjen shikimin degjimin veprimin nga gjitha krijesat individualisht dhe kolektivisht ,ne mase kohe instinkt imunitet,a e dini pse ,ky eshte krijim I perkryer I te mallit zot ,I shprehur ne kurane dhe synet ,ku te keqes ndaluares ,padrejtesise ,nuk idha asnje te mire dobi vetem se te keqe ne emer dhe te keqe ne mbiemer[veprim ]padrejtesia ka antivleren urrejtjen perplasjen shkatrrimin ,te kundert krijuesi jone I gjithesise krijoj te lejuaren drejtesine te verteten vlerat,ku ne te menduar,njeriu ndjehet I qete ne te folur ,respektohet dhe ne te vepruar ,shperblehet,i padrejtesin e urrejne gjitha ,krijesat dhe drejtesin e duan te gjith per vete ,por duke I bere padrejtesi tjereve mendojne se vetes po I bejne dobi ,ndersa padrejtesia ndeshkohet dhe ndeshkimin e tyre nuk e deshirojne ,ketu mungon mesazhi ,bindjes dhe kundershtimit ne unitet qe njerzit I ule ne tavolinen e mirkuptimit marrveshjeve dhe respektimit me drejtesi hak perms vlerave I lartesuar eshte allahu qe krijoj te gjitha gjerat me drejtesi hak,por neve si njerez qete mos humbim perfundimisht per deri sa duam veten te drejtat te kuptojme bindemi vlersojme dhe pranojme dhe duam dhe tjeret si veten dhe per vetet tona eshte koha qe te nxirret mesim nga raliteti per nje ralitet me te mire ate qe duam per vete ta kemi te gjith

  2. perderi sa ,qe nga krijimi ,qartesia, gjalleria ekujlibrat,,zgjilljet ,shpresa siguria paqa shpetimi individual dhe kolektiv ,si domosdoshmeri funksioni kan ,njohjen dhe zbatimin e ligjeve ,natyrale ,te natyralitetit objektiv te tyre,te gjitha gjallesave,permes vlerave me drejtesi hak,ky koment eshte vazhdim I plotsimit komentit mesiperm behet si perkujtim I keshillimit per mire dhe ndalimit nga e keqa,per te gjith eshte mundesia ,nga te demeshem per njeri tjetrin dhe vetet tona te behemi te dobishem ,duke I shpetuar shkatrrimit perderisa ate se don asnjeri nga ne,perderi sa mundesit krijuesi gjithesis ,I lla,por ne nga padituria apo egoja vetes po ja mohojme duke mos I sherbyer asaj qe ndiejm dhe duam per vete per te gjith perderi sa ,dobit funksionojne me rregull ligje mas dhe unitet

  3. egoja per pushtet dhe para futi njerzimin ne rrugen e shkatrrimit total ,duke shkatrruar gjithcka te dobisheme mbi toke ,kurse faktet e shkatrrimit si ralitet praktik ,po behet shkak,mesazhi bindje dhe kundershtimi ,per gjitha nivelet shoqerore ,per te kuptuar vlersuar perkrahur dhe orientuar qe tashme duhet domosdoshmerisht ,per hir te se ardhmes ti njohim ,kthejme te drejtat njeri tjetrit ,perms faljes tolerances mirkuptimit te pranojme te zevendesojme urrejtjen me dashuri luften me paqe sepse keshtu zevendesojme problemet me zgjillje ,kjo eshte domosdoshmeri si frymarrja qe marrim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *