• |
ide | kryesore

Perez nuk e duron dot më Zidane: presidenti kërkon të thërrasë Mourinho

Sport



Nuk ka nisur ende sezoni, por në shtëpinë e Real Madrid situata është bërë shumë e tensionuar. Raporti idilik mes Zinedine Zidane e Florentino Perez është thyer edhe për shkak të një merkato që i ka larguar palët me zgjedhje jo të përbashkëta: e fundit i takon pikërisht lamtumirës së pashmangshme të Bale, që është shkarkuar nga francezi pavarësisht dëmtimit të rëndë të Asensio, që do të qendrojë jashtë gjithë sezonin për shkak të këputjes së kruciatit të gjurit të majtë.

Humbja e rëndë (7-3) në derbin miqësor me Atletico Madrid duket se e ka tërbuar presidentin e blancos e në Spanjë janë të sigurtë se Florentino po vlerëson mundësinë për të thirrur Josè Mourinho. Sipas asaj që bëhet e ditur nga mediat iberike, në fakt, numri 1 i Real është gati ti tregojë daljen Zidane, që e thirri në marsin e kaluar si shpëtimtar. Portugezi, pasi refuzoi një ofertë të pasur nga Kina, për momentin është i lirë e do të pranonte ardhjen e menjëhershme në Madrid, ku do të kthehej pas eksperiencës së parë tre vjecare nga 2010 në 2013.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *